• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çiftet moderne tepër të lodhura për të bërë dashuri

by Java News
15/11/2018 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambiciet e mëdha në punë dhe obligimet e shumta, kanë bërë që njerëzit ta përjetojnë krizën e moshës së mesme që në të tridhjetat e tyre. Jeni në vitet më të mira të jetës, në të tridhjetat apo dyzetat dhe përkrah jush keni një partner që e doni dhe me të cilin doni të rrini sa më shumë. Por, ka kohë që keni vërejtur se diçka nuk është në rregull. Partneri ankohet se është i lodhur, nuk ka vullnet, thjesht nuk ka fuqi për asgjë.

Viktima të ndryshimeve

Më parë, simptomat e tilla quheshin krizë e moshës së mesme dhe më së shpeshti haseshin te meshkujt që kishin shkelur në të 50-tat. Sot, këto simptoma gjithnjë e më shumë hasen edhe te femrat dhe kufiri i moshës është ulur në 30 apo 40. Personat e tillë më së keqi ndihen në mëngjes, por as gjatë ditës nuk përmirësohen shumë. Ekspertët mendojnë se këta persona janë viktima të ndryshimeve në raportet e punës.

Frika nga humbja

Të mbingarkuar me punë, personat e tillë janë të brengosur rreth sigurimit të mjeteve të mjaftueshme për mbijetimin e familjes. Kjo mbyt te të rinjtë dhe të rejat dëshirën për butësi, intimitet, por edhe për bisedë. Është parë se presioni është më i madh te ata që kanë punë më të mirë dhe që fitojnë më shumë para.

Caktojini prioritetet

Krahas frikës se do t’ju ikë shansi që vjen një herë në jetë për të përparuar në karrierë, është vërejtur se njerëzit në postet udhëheqëse janë gjithnjë e më të rinj, por ata janë shtresa më pak e lumtur e shoqërisë. Vitet e 30-ta të jetës janë bërë më të vështira se më parë. Një studim tregon se një e pesta e të punësuarve të moshës 35 deri 44 vjet janë depresivë dhe anksiozë. Në mënyrë që të evitoni gjendjet e tilla, duhet me kohë të ndaloni mendimet e këqija dhe t’i caktoni prioritetet.

Bisedoni me partnerin!

Merruni vesh me partnerin se çka prisni nga njëri-tjetri në aspektin e suksesit profesional dhe sa kohë doni të kaloni së bashku. Mundohuni që ta respektoni marrëveshjen dhe, të paktën, një herë në javë, të rrini së bashku, duke u marrë me aktivitete të përbashkëta. Bisedoni çdo ditë,para se të bini në gjumë dhe në mëngjes, duke pirë kafen. Nuk mund të ketë seks të mirë pa një raport të mirë midis vete.

Next Post
Namik Dokle roman mbi dashuritë e ndaluara në komunizëm: Plotësova ëndrrën time!

Namik Dokle roman mbi dashuritë e ndaluara në komunizëm: Plotësova ëndrrën time!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In