Massimiliano Allegri ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me Juventusin.
Pas 5 viteve në drejtimin e bardhezinjve, të mbushura plot me suksese, rekorde dhe triumfe, tekniku italian dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” vendosën që t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre.
Mediat italiane kishin raportuar që kishte fërkime midis Allegrit dhe drejtuesit e Juventusit, kjo ishte e ditur në ambientet e futbollit italian.
Por sot kriza mes palëve u përshpejtua aq sa klubi kampion në Itali ka shpërndarë një komunikatë zyrtare ku bëhet e ditur që Allegri nuk do të jetë më trajneri i vitit të ardhshëm.
Me Juventusin Allegri ka fituar 5 kampionate radhazi, 4 kupa të Italisë, dhe ka arritur dy herë në finale të Champions League. Pikërisht mos fitorja e trofeut më të madh kontinental është një nga shkaqet e pakënaqësisë të drejtuesve në Torino.











