• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CIA: Rusia ka intervenuar në zgjedhjet amerikane, për Trump-in

by Java News
10/12/2016 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia amerikane e inteligjencës e njohur si CIA ka konkluduar se Rusia ka intervenuar në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar kandidatin e Republikanëve, Donald Trump, që të zgjedhet President, shkruan gazeta amerikane Washington Post.

Duke cituar zyrtarë të SHBA-ve të informuar për këtë çështje, The Post shkruan se agjencitë e inteligjencës kanë identifikuar individë që kanë lidhje me qeverinë ruse, të cilët kanë hakuar mesazhet elektronike (email-a) të kampit Demokrat dhe madje edhe mesazhet nga Konventa Nacionale e Demokratëve, përfshirë edhe udhëheqësin e kampanjës presidenciale të Hillary Clinton, dhe këto mesazhe ia kanë dhënë WikiLeaks-it.

Zyrtarët e cituar i kanë përshkruar këta persona si të njohur për komunitetin e shërbimeve të inteligjencës, dhe ata kanë qenë pjesë e operacionit të gjerë rus për ta ndihmuar Trump-in dhe zvogëluar shanset e Clinton për të fituar zgjedhjet.

“Është vlerësim i komunitetit të inteligjencës që qëllimi i Rusisë këtu ishte të favorizonte një kandidat përkundrejt tjetrit – të ndihmohet Trump të zgjedhet”, citon Post zyrtarë të lartë të SHBA-ve, duke vazhduar citimin se “kemi një konsensus në këtë pikëpamje”.

Washington Post shkruan se këta zyrtarë janë njoftuar me këto informacione nga një prezantim që u ka bërë vet CIA disa senatorëve të rëndësishëm amerikanë prapa dyerve të mbyllura.

CIA, siç shkruan Post, ka treguar se ky është një vlerësim i bërë nga mbledhja e fakteve nga burime të shumta.

CIA, po ashtu u ka thënë senatorëve se tani “është bukur e qartë”, se zgjedhja e Trump-it ishte qëllimi i Rusisë, shkruan Washtington Post, duke cituar zyrtarët amerikanë në kushte anonimiteti, njofton Klan Kosova.

Në tetor qeveria e SHBA-ve zyrtarisht kishte akuzuar Rusinë për një kampanjë të sulmeve kibernetike kundër Partisë Demokratike para zgjedhjeve të tetë nëntorit.

Presidenti, Barack Obama, ka thënë se ai kishte paralajmëruar Presidentin rus, Vladimir Putin, rreth pasojave për sulmet. Por, zyrtarët rusë kanë mohuar akuzat për interferime në zgjedhjet në SHBA.Ndërsa vet CIA nuk ka komentuar artikullin e Washington Post, njofton Klan Kosova.

Kurse Trump ka thënë se ai nuk është i bindur se Rusia qëndron pas sulmeve kompjuterike.

Agjencitë e inteligjencës amerikane nuk kanë treguar ende fakte specifike se a ka qenë direkt Kremlini që ka drejtuar individët e caktuar për të hakuar e-mail-at dhe më pas për t’ia dhënë ato WikiLeaks-it, shkruan Post.

Sipas burimeve të gazetës amerikane “hakerët janë nj[ hap larg qeverisë ruse, jo tamam punëtor të qeverisë”.

Por, edhe themeluesi i ËikiLeaks, Julian Assange, kishte thënë në një intervistë në televizion se nuk ka qenë qeveria ruse burimi i e-mail-ave të publikuar në faqen e tij, citohet ”KlanKosova”. (b.an)

Next Post
Mësuesja e zjarrtë 49-vjeçare nuk i reziston dot kërkesës së nxënësit për…

FOTOT/ Mësuesja ngatërron adresë me imazhet e forta erotike...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com