• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

CIA: Enver Hoxha aplikoi për vizë franceze në 1954… kishte frikë nga Mehmet Shehu?!

by Java News
14/10/2016 20:24
Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha

Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një faksimilje të rrallë të CIA-s. Në dokumentin e deklasifikuar të CIA-s, thuhet se Enver Hoxha ka aplikuar për vizë në ambasadën franceze në vitin 1954. Po përse?

Ja çfarë shkruan studiuesei Armand Plaka në hulumtimin e tij

mehmeËshtë përfolur shumë se sidomos në fillimvitet pesëdhjetë, Enver Hoxha mund të jetë ndjerë i kërcënuar nga “konkurrenca” që i bënte Mehmet Shehu dhe shumë burime konfirmojnë se Shehu në atë kohë ishte në fakt i preferuari i Moskës dhe lideri real i Shqipërisë, duke lënë në hije dhe vetë Sekretarin e Partisë.

Teza në fjalë është pohuar e kundërshtuar nga shumë studiues e protagonistë të kohës, por asnjëherë nuk na kishte shkuar ndërmend se për Hoxhën, mund të kishte pasur një urdhër arresti apo dhe që madje të ishte arrestuar ndërkaq, ose që ai të ishte ndjerë i kërcënuar në atë masë, saqë të kishte çuar ndërmend ndonjëherë largimin, duke kërkuar azil politik në ndonjë vend perëndimor, në mënyrë që t’i shpëtonte i sigurt raprezaljeve të Shehut, i cili në atë kohë njihej ndërkaq me nofkën “kasapi i kuq” nga media perëndimore, falë “bëmave” të tij.

Të paktën këtë na lë të kuptojmë një dokument (i deklasifikuar qysh në vitin 2005) i CIA-s amerikane i vitit 1954, nga i cili mësojmë se tashmë në zyrat e saj kishte mbërritur lajmi se Enver Hoxha ishte arrestuar e se ai kishte aplikuar edhe për vizë franceze. Dokumenti në fjalë i sjelle per here te pare per publikun shqiptar, megjithëse i deklasifikuar, nuk arrin dot të na japë dot emrin, apo burimin e lajmit, por shihet qartë se CIA ishte e interesuar rreth këtij lajmi dhe se do të punonte deri në sqarimin e plotë të tij.

hoxha-2Më konkretisht, në dokumentin e deklasifikuar të CIA-s shkruhet: Në përgjigje të kërkesës sonë për konfirmimin e lajmit, ku raportohet arrestimi i Enver Hoxhës dhe aplikimi për t’u pajisur me vizë franceze, kërkesë e cila ishte bazuar në kabllogramet e referuara, (emri paraqitet i fshirë) na informoi si më poshtë: “Ne e kemi parë informacionin tuaj dhe nuk do hezitojmë t’ju informojmë, nëse Enver Hoxha ka aplikuar për vizë franceze”. Asnjë përgjigje nuk është marrë ndërkohë nga (emri paraqitet i fshirë).

Vetë emri i Shehut në dokumentin e CIA-s nuk na shfaqet askund, por nëse e njeh mirë situatën, menjëherë e kupton se kjo aty të çon. Është pikërisht viti kur Shehu sapo ishte emëruar Kryeministër dhe besohet se ishte në zenitin e fuqive të tij.

hoxha-3Nga e gjitha ajo çka na dëshmon historia jonë zyrtare e ajo jozyrtare, mund të pohojmë se është hera e parë që qarkullon një informacion i tillë, duke dalë në dritë si një risi, pavarësisht faktit se shumë pak gjasa ka që të ketë qenë i vërtetë. Rreth tre dekada më vonë, vetë Shehu do të pësonte një fund tragjik, dilema e të cilit vërtitet mes vrasjes e vetëvrasjes, e rrethuar me plot pikëpyetje të tjetra.

Në një tjetër aspekt, na shfaqet një lloj turbullire nga ana e CIA-s amerikane në atë kohë, në lidhje me depërtimin e lajmeve të cilat kishin një bazë shumë të ulët besueshmërie. Shumëkush sot mund të thotë se ndoshta pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja për të cilën Hoxha nuk e fali kurrë Shehun, por një llogjikë e thjeshtë të thotë se pse duhet të priste Hoxha aq shumë vite për të eliminuar Shehun, kur pas viteve pesëdhjetë, pushteti në duart e tij ishte mëse i sigurtë.

hoxha-4Të gjithë e dimë se diktatori shqiptar ishte në gjendje të të zhdukte nga faqja e dheut edhe nëse kishe tentuar të bëje shumë më pak se akti i sipërpërmendur. Sidoqoftë, më poshtë faksimlja e dokumentit të CIA-s amerikane në vitin 1954/shqip/a.k.

Next Post
Fier, arrestohet i kërkuari në Itali për prostitucion

Blinte femra nga Ukraina për 3 mijë euro, në kërkim trafikanti shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

February 23, 2026
Horoskopi mujor korrik 2023: Ja shenjat më me fat

Fundi i shkurtit me turbulenca në marrëdhënie, financa dhe rikthim i së kaluarës! Parashikimi i horoskopit javor nga Chrysanthi Kalogeri

February 23, 2026
Ylli Manjani ironizon protestat e PD-së: U bë si punë falli, se me 2 se me 22 do marrësh një haber…

Ylli Manjani ironizon protestat e PD-së: U bë si punë falli, se me 2 se me 22 do marrësh një haber…

February 23, 2026
Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS

February 23, 2026
Qeveria planifikon të japë bonus për pensionistët edhe këtë fundvit

Qeveria planifikon të japë bonus për pensionistët edhe këtë fundvit

February 23, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Shembja e rrugëve, si shembja e “idhujve”

February 23, 2026
“Votë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut”, zbardhet raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Kuvendin

“Votë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut”, zbardhet raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Kuvendin

February 23, 2026
“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

February 23, 2026
Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

February 23, 2026
Atentati në Lushnje, rivali i Aldo Bares largohet nga spitali

Karburant, godina, troje e ndërtesa/ Konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In