• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

CIA: Berisha theu embargon ndaj Millosheviçit, trafikonte deri në 600 tonë naftë në ditë

by Java News
09/08/2018 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja e hedhur nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve ka shkaktuar debat jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Tiranë.

Qeveria “Rama” ka preferuar të jetë e distancuar, por më aktive ka qenë opozita, e konkretisht Berisha dhe disa përfaqësues të LSI.

Të martën Berisha sulmoi sërish Thaçin, ndërsa sqaroi të vërtetën e thyerjes së embargos për Jugosllavinë.

OKB vendosi embargo ndaj Millosheviçit në atë kohë, por disa shtete të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, e thyen këtë vendim. Berisha e pranoi se ka thyer embargon, por deklaroi se nafta shkoi për kosovarët.

Mirëpo amerikanët e kanë hedhur poshtë një pretendim të tillë. Gazeta Sot ka siguruar një dokument të deklasifikuar nga CIA. Aty tregohet se çfarë realisht ka ndodhur më 1994-1995.

Sipas dokumentit të CIA, Shqipëria trafikonte deri në 600 tonë naftë në ditë. Por ndryshe nga sa thoshte Berisha dy ditë më parë, për amerikanët qëllimi ishte përfitimi financiar dhe jo të ndihmohej Kosova. Dhe sipas tyre, pas trafikut të naftës fshiheshin zyrtarë të lartë shtetërorë të korruptuar.

“Transportuesit shqiptarë po trafikojnë sipas llogaritjeve 400-600 ton naftë (2900-4400 fuçi) në ditë drejt Maqedonisë.

Me gjithë shqetësimin e Tiranës për fatin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në jug të Jugosllavisë, Shqipëria nuk ka vullnetin të reduktojë trafikimin dhe ndalimin e fitimeve të tij të paligjshme.

Shqiptarët janë të varfër, dhe fitimet e mëdha të trafikut të kontrabandës janë mjaft atraktive. Për më tepër qeveria merr taksa të larta nga paratë e kontrabandës së naftës dhe zyrtarët e korruptuar kanë fitime personale nga trafiku.

Edhe nëse Tirana dëshironte një ndalim të trafikut, asaj i mungon personeli dhe burimet për ndalimin e tij”, thuhet në dokumentin e deklasifikuar nga CIA.

Berisha është akuzuar shpesh për lidhje me Sllobodan Millosheviç. Një ngjarje e mistershme është ajo e vrasjes së Remzi Hoxhës.

Ata që kanë dijeni për ngjarjen janë shprehur se Hoxha kishte të dhëna për një takim të Berishës me Millosheviç. Nga ana tjetër, ngjarja më e rëndë është ajo e embargos së naftës.

Vetë ish-Presidenti i Malit të zi, Momir Bullatoviç, ka deklaruar kohë më parë se bashkë me Berishën vendosën të thyenin embargon e OKB.

“Unë shkova në Shqipëri dhe e luta Berishën t’i mbyllte sytë, të fillonte afera, të thyheshin sanksionet ndërkombëtare, të përfitonim para. Dhe e ngritëm sistemin. Shteti ka pasur përfitime të mëdha.

Dhe këto përfitime janë të evidentuara. Unë i kam në arshivën time. Unë kisha nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta.

Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet “perdja e hekurt”, e cila gjatë gjithë kohës mbulonte tërë kufirin tonë.

Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t’i jepej mundësia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri-tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysmë shekulli.

Që të shkonte çdo gjë më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër , të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkufitare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira”, tha ai

a.ç

Next Post
Tajfuni në Japoni ndërpret 160 fluturime

Tajfuni në Japoni ndërpret 160 fluturime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In