• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çi bëre opozitës Lulzim

by Artur Ajazi
23/04/2019 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Çi bëre opozitës ose më saktë Partisë Demokratike zoti Basha, duke e molepsur keqas me partiçka pa anëtarësi, identitet dhe pa asnjë peshë në skenën politike. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e defaktorizuar përfundimisht si forcë e gjallë politike, duke e futur në ulli pa krye, dhe duke i shuar vulën dhe simbolet e saj. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e telendisur lart e poshtë, në rrugë, bulevarde, sheshe e oborre, duke i larguar ajkën dhe militantët e paepur të saj, për ti zëvëndësuar me …asgjëra. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e afruar me parti që ikin lart e poshtë, sa herë që vjen interesi i pushtetit, duke e personifikuar partinë e dhjetoristëve me partinë e freshistëve, dhe lloj-lloj soji dhe sorrollopi.

Kjo nuk ishte rastësi, por ishte një skenar i mirëmenduar nga ustallarë të sprovuar në “beteja” të hershme. Shkatërrimi i opozitës (PD) ka ardhur ashtu pa u ndjerë, duke e katandisur partinë e idealistëve, në parti lodër, apo letër bixhozi. Individë të rastësishëm, kanë vite që bëjnë gati diskreditimin e PD, kanë vite që presin ta shkelin me këmbë partinë e Azemit. Ata që deri dje e quajtën “Hero i Demokracisë”, sot i janë sulur Rudinës, të bijës, deputetes më kurajoze që ka patur ndonjëherë PD në krejt historinë e saj.

Çi bëre opozitës (PD) Lulzim, duke mos lënë njeri pa përjashtuar dhe damkosur “tradhëtar” nga kryesia, Këshilli Kombëtar, degët e rretheve, e deri grupseksionet e lagjeve, pasi edhe kryetarët e vegjël kanë nisur të ngjajnë nga ty. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim, duke e telekosur çdo të enjte dhe çdo 2-3 javë rrugëve dhe shesheve të Tiranës, duke e kthyer partinë e idealistëve dhe dhjetoristëve 20 vjet mbrapa, në ditët e kapsollave dhe shisheve molotov, në ditët e qametit. Çfarë të ka bërë PD e dhjetoristëve Lulzim, që po hakmerresh kaq gjatë dhe kaq ashpër, duke i marrë asaj gjithçka kishte, dhe duke e hedhur tek duart e Monikës, Fatmirit, apo dhe Vangjelit.

Ndoshta duke harruar hallet dhe problemet që kanë mbuluar PD tënde, tani do të nisësh të merresh me partinë e re, ndoshta duke bërë opozitaristin me “Bindja Demokratike”. E ke gabim, sërish ke marrë këshillën e keqe. Këtej e tutje ajo do të jetë opozita reale e kësaj qeverie Lulzim, sepse u procesua në mënyrë të natyrshme, pa u sforcuar majtas apo djathtas. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim, duke mbetur besnik dhe fanatik i leksioneve të marra përpikshmërisht nga “Ai” por në një kohë tjetër.

Ndoshta duhej të ishe treguar më shumë se duhet “kryetar i fortë” Lulzim, ashtu siç bëre me listat e ligjvënësve paçka se humbe thellë në zgjedhje, dhe pastaj asaj partie i preve edhe trungun, duke mos e menduar se degët i le jashtë. Ato “degë” u bashkuan e po bashkohen edhe më shumë se kurrë sot zoti Basha, duke arritur tek “Bindja” e madhe se PD e vjetër e ka mbyllur misionin e saj, fatkeqësisht në opozitë. Ç’ka ti përjashtove dhe flake tutje nga PD, padyshim do ti bashkohen “Bindja Demokratike”, për të nisur pa vonesë opozitën e duhur, për të kapur kohën e humbur të cilën opozita juaj pa patur asnjë kauzë e shpërdoroi në bulevard, duke shpenzuar para me kapsolla e flakadanë.

Next Post
AKZM/ Çdo zonë e mbrojtur në Shqipëri do ketë një pasaportë të veten!

AKZM/ Çdo zonë e mbrojtur në Shqipëri do ketë një pasaportë të veten!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In