Pritja ka marrë fund, ja makina e parë elektrike e grupit FIAT Chrysler, një concept car dedikuar brezit të mijëvjeçarit, e prodhuar me markën Chrysler. Quhet Portal, sepse kjo makinë do të eksplorojë mundësitë e reja që një mjet familjar mund t’i ofrojë brezit të mijëvjeçarit.
Bëhet fjalë për një prototip, por hyrja në linjën e prodhimit do të jetë brenda këtij viti dhe për këtë arsye e gjithë pjesa mekanike e makinës është e përfunduar. Bateritë janë me litium dhe kanë një kapacitet 100 kw/orë, të mjaftueshëm për të garantuar një autonomi të deklaruar prej 400 kilometrash. Gjithçka me mundësinë për të pasur një rikarikim të shpejtë për të arritur deri në 200 kilometra autonomi, duke u furnizuar nga priza e korentit në vetëm 20 minuta.