• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Chrome është i ngadaltë? 6 këshilla si të rritni shpejtësinë e ‘softuerit’

by Java News
02/11/2018 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chrome mund të jetë shfletuesi më popullor në botë por kritikat nuk i kanë munguar gjithashtu.

Një prej kritikave më të zakonshme është se softueri nuk është më aq i shpejtë sa në fillim. Njerëzit ankohen për sasinë e lartë të memories që konsumon.

Ndërsa argumentet janë deri diku të sakta, ekzistojnë disa mundësi me të cilat mund ta përmirësoni më tej shpejtësinë e shfletuesit duke aktivizuar disa funksione eksperimentale përmes Chrome://flags.

Bazuar në eksperiencën tonë ndryshimet që do të paraqesim sot kanë pasur rezultate të menjëhershme.

Si të aksesoni menunë e funksioneve eksperimentale.

Përpara se të fillojmë duhet të keni parasysh se këto funksione janë eksperimentale dhe jo për të gjithë përdoruesit kanë për të funksionuar menjëherë.

Gjithashtu ata mund të fshihen në versionet e ardhshme të shfletuesit.

Duke qenë se janë eksperimentale, ata mund të rezultojnë me pasoja në përdorimin e shfletuesit prandaj veproni me kujdes.

Hapi i pari është të shkruani në fushën e adresës chrome://flags.

  1. Rrisni kapacitetin e “Raster Threads”

Grafikat “raster” përdorin pikselët për të formuar një imazhe. Virtualisht të gjitha uebsajtet përdorin imazhe “raster” dhe “raster threads” kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën sesi kompjuteri lexon këto imazhe.

Kërkoni për “Number of Raster Threads” dhe ndryshoni vlerën e funksionit në 4.

  1. Parandaloni rifreskimin e tabeve

Nëse keni linjë të dobët interneti, faqet të cilat nuk janë hapur të plota rifreskohen automatikisht përnjëherazi.

Për të parandaluar këtë duhet të kërkoni funksionin “Only Auto-Reload Visible Tabs” dhe të përzgjidhni opsionin “Enabled.”

Kështu Chrome do të detyrohet të rifreskojë një faqe vetëm kur aksesoni tabin.

  1. Përmirësoni kohën e hapjes së faqeve

Nëse hapja e faqeve në internet merr kohë më shumë se zakonisht, duhet të aktivizoni funksionin Experimental Canvas Features.

  1. Mbyllni më shpejt tabet

Tabet dhe dritaret e Chrome mund të mbyllen me shpejtësi duke aktivizuar Javascriptin e Chrome në mënyrë të pavarur nga ndërfaqja grafike.

Edhe pse procesi do të vijojë edhe për ca sekonda të jetë aktiv në sfond, dritaret dhe tabet do të hiqen nga ekrani.

Për këtë duhet të kërkoni funksionin Fast Tab/Window Close dhe të klikoni Enable.

  1. Shfletim më i embël

Një tjetër veçori e cila përmirëson ndjeshëm eksperiencën në Chrome është aktivizimi i një funksioni që e bën shfletimin dhe navigimin me maus në uebsajte të ndryshme më të embël.

Mjafton të kërkoni Smooth Scrolling dhe të klikoni Enabled.

  1. Rrisni performancën

Së fundi në Chrome Flags gjendet një opsion i cili pasqyrimin e uebsajteve ja ngarkon grafikave dhe jo procesorit.

Në teori kjo duhet të rrisë performancën sepse ndërsa procesori mund të jetë duke u përdorur nga aplikacione të tjera, grafikat të lira janë të lira mund të shfrytëzohen nga shfletuesi.

Për ta aktivizuar këtë funksion kërkoni për Override Software Rendering List dhe të përzgjidhni opsionin Enabled.

Në disa raste mund të ketë impakt negativ dhe mjafton të ndiqni udhëzimet e mësipërme për ta ç’aktivizuar, raporton PCWorld Albanian.

a.ç

Next Post
Drama e ligjëruar nga gjykatat/ Martesat e hershme në Shqipëri; as fëmijë, as grua

Drama e ligjëruar nga gjykatat/ Martesat e hershme në Shqipëri; as fëmijë, as grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Merret vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

January 26, 2026
21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

21 janari, gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

January 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 janar 2026

January 26, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 26, 2026
Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

January 26, 2026
“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

January 26, 2026
Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

January 26, 2026
Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

January 26, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Vengu: Jemi mes Washingtonit dhe Brukselit. Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

January 26, 2026
Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In