• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Chiellini: Refuzova Arsenalin dhe Interin, Ibra “armiku më i mirë” i karrierës

by Java News
06/02/2021 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Giorgio Chiellini po përjeton një lloj rinie të dytë te Juventusi: gjithmonë vendimtar me ndërhyrjet e tij, thelbësor për të korigjuar defektet e kaluara të repartit të pasmë, por edhe problemet që kanë prekur veçanërisht De Ligt, i saposhëruar nga koronavirusi.

Kapiteni i Juventusit dha një intervistë për të përmuajshmen franceze “So Foot”, ku e llon me një batutë përulësie, që përfshin edhe ish-bashkëlojtarin e tij, Barzagli:

“Për të tuar duelet me sulmuesit duhet të jeni pesimist dhe të parashikoni më të keqen. Ky është çmimi i rezervuar për lojtarë ‘normalë’ si unë ose Barzagli. Kini vëmendjen, Andrea ishte një mbrojtës shumë i mirë, por ne nuk jemi Sergio Ramos… apo Virgil van Dijk”.

Ai pastaj vazhdon të sqarojë “jo” ndaj Arsenalit në moshën 16 vjeç, kur veshi fanellën e Livornos: “Kur mendoj, them se u tregova budalla që e refuzova atë ofertë. Isha 16 vjeç, luaja në Serie C dhe mora një ofertë të madhe për afro 200 milionë lireta në sezon. Unë nuk u ndjeva gati. Pastaj, largimi do të kishte përshtypjen e tradhtisë ndaj Livornos”.

Midis refuzimeve të shkëlqyera të Chiellini-t është edhe ai ndaj Interit, gjithmonë kur ishte në moshë të re: “Një vit, ata më telefonuan më 31 janar, në orën 6 pasdite, duke më thënë: Duhet të nënshkruash për Interin. Unë refuzova. Isha në klasën e katërt, nuk doja të shkoja askund”.

Kapiteni bardhezi ka vlerësim dhe respekt për Zlatan Ibrahimovic, por kurrë frikë për “armikun më të mirë” që kishte në karrierën e tij: “Unë e respektoj shumë Zlatan, e respektojmë njëri-tjetrin.

Ne ishim shokë, në sezonin tim të parë te Juve. Asnjëherë nuk kisha frikë të përballesha me të, kurrë nuk bëra një hap prapa karshi tij. Ibra tashmë kishte një forcë të jashtëzakonshme fizike. Pas kësaj, ai u bë “armiku absolut” i imi, kur u transferua tek Interi. Kjo vlejti edhe kur luajti me Milanin dhe ekipin kombëtar. “Armiku më i mirë” i karrierës sime është Ibrahimovic, pa dyshim”

Next Post
Rihanna e “lodhur nga burrat”

Pse Rihanna dhe Greta Thunberg po kapen pas Kryeministrit të Indisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In