Ekipi i Conte mezi kualifikohet ne FA.
Chelsea ka arritur të kalojë tutje në FA Cup, duke e eliminuar Norwich-in, por vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk mjaftuan që skuadra e Antonio Conte të siguronte plasmanin në fazën tjetër në FA Cup.
Rezultati i kohës së rregullt ishte 1 me 1. Batshuayi realizoi për Chelsean në minutën e 55.
Kurse Norwich arriti të barazojë shifrat në minutën e 90+4 për Lewisit, gjë që çoi në vazhdime takimin.
Chelsea mbeti me dy lojtarë më pak në fushë në përfundim të vazhdimeve, pasi me kartonët e dytë të verdhë u ndëshkuan dy spanjollët, Pedro në minutën e 117, e Morata në minutën e 120+1.
Ne penalti Chelsea u tregua 100 për qind e saktë, duke shënuar pesë herë, përderisa Norëichi humbi penaltinë e parë. (b.an)










