Chelsea nuk ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e Alex Sandros nga Juventusi.
Sipas tabloidit britanik, The Times, Chelsea shumë shpejt pritet t’i bëjë ofertë Juventusit për ish-lojtarin e Portos.
Thuhet se Chelsea do t’i ofrojë bardhezinjve 68 milionë euro për mbrojtësin e majtë, i cili mund të luajë edhe si mesfushor.
Sandro u transferua te Juventus në verën e vitit 2015 nga Porto për 25 milionë euro. /a.m.