• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Chelsea ‘gjunjëzon’ Arsenalin, fiton trofeun e “Europa League”

by Java News
29/05/2019 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chelsea ‘gjunjëzon’ duke e mposhtur 4-1 Arsenalin në finalen e Europa League-s, me Maurizo Sarrin që siguron trofeun e parë në karrierë. Blutë e Londrës e shfrytëzuan më së miri shthurjen totale të “Topçinjve” në pjesën e dytë, duke e tundur plot 4 herë rrjetën e portës së mbrojtur nga Chech, ndërsa finalizimi i Iwobi-t nuk i shërbeu për asgjë skuadrës së drejtuar nga Unai Emery, që humbet tashmë edhe mundësinë e fundit për ta mbyllur sezon me një trofeu prestigjioz.

Finalja e zhvilluar në Baku të Azerbaixhanit nisi e qetë, pasi të dyja skuadrat nuk dëshironin të rrezikonin, por u munduan të studionin njëra-tjetrën. Granit Xhaka shkaktoi drithërima në kampin e Chelsae-t me një goditje të fuqishme nga 25 metra që goditi traversën, ndërsa kundërpërgjigjja erdhi nga Giroud dhe Emerson që vunë në provë portierin e Arsenalit Peter Chech.

Blutë kaluan në epërsi në minutën e 49-të me Giroud, që u zhyt me kokë pas krosimit të Emerson, me Chech që këtë radhë ishte i detyruar të dorëzohej. Futbollistët e Arsenalit në vend që të mblidhnin forcat, u shpërfytyruan në fazën mbrojtëse, duke pësuar dy gola të tjerë, me autorë Pedron, që u shërbye nga Hazard dhe vetë futbollistin belg, që shndërroi në gol një 11-metërsh.

“Topçinjtë” kërkuan më dëshpërim golin për të kthyer situatën dhe e gjetën me Alex Iëobin në minutën e 69-të, por vetëm 3 minuta më vonë Hazard e pati si lojë fëmijësh realizimin e golit të katërt, i shërbyer në këtë rast nga Giroud.

Asgjë s’mund ta ndryshonte fatin e kësaj finaleje në minutat e mbetura. Chelsea meritoi plotësisht trofeun e kampionit të Europa League-s, duke mbyllur në mënyrë mjaft pozitive një sezon që u trazua shumë edhe nga zërat për largimin e Maurizio Sarrit. Për Chelsea-n kjo është hera e dytë që e fiton Europa League-n, pas suksesit të vitit 2013.

Next Post

Shtypi i ditës, e enjte 30 Maj 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In