Antonio Conte, trajneri i ri i Chelseas, po insiston që ta transferojë në Stamford Bridge yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Sipas The Guardian, ekipi londinez është i gatshëm t’i ofrojë Atletico Madridit 100 milion euro për futbollostin e kombëtares së Francës.
Roman Abramovich ka në plan të investojë shuma të mëdha në merkaton e ardhshme për t’ia përmbushur kërkesat e Antonio Contes.