Chelsea ka hyrë në garë për kilianin Arturo Vidal.
Trajneri italian, Antonio Conte dëshiron të bashkohet sërish me mesfushorin kilian, Arturo Vidal, me të cilin për tre edicione ishin së bashku te Juventusi.
Don Balon shkruan se, Chelsea ka hyrë në garë dhe është gati të paguaj 50 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Bayernit.
Bayern dëshiron që të iu jap më shumë hapësirë dy mesfushorëve të rinj, Renato Sanches dhe Joshua Kimmich, kështu që pritet të lejojë largimin e Vidalit. /a.m.