Kampioni i Premierligës, Chelsea, e ka nisur me humbje sezonin e ri pasi është mposhtur 3:2 nga Burnley midis stadiumit “Stamford Bridge”.
Ndeshja u komplikua në minutën e 14’të, kapiteni Gary Cahill u ndëshkua me karton direkt të kuq.
Pas këtij rasti, Burnely arriti të shënojë tre gola në pjesën e parë: Sam Vokes (24’ dhe 43’) si dhe Stephen Ward (39’), duke shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë.
Në pjesën e dytë, Chelsea bëri diçka më shumë me një lojtar më pak, duke shënuar fillimisht gol përmes Alvaro Moratas (69’), që debutoi në Premielrigë.
Pak minuta më vonë, në atë të 81’të, edhe Cesc Fabregas u ndëshkua me të kuq duke mbetur me dy lojtarë më pak në fushë dhe krejt çka arritën të bëjnë “Blutë e Londrës”, ishte goli i dytë nga David Luiz për rezultatin përfundimtar 2:3. /a.m.