Përkundër transferimit të Moratas, Chelsea dëshiron që ende ta përforcojë vijën e sulmit.
Dhe këtë kërkon ta bëjë me sulmuesin italian të Torinos, Andrea Belotti, i cili qe një kohë të gjatë monitorohet nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte, transmeton Koha.net.
Transfer Market Web raporton se Chelsea ka gati afër 100 milionë euro për yllin e Torinos.Për Belottin interesim ka shprehur edhe Milani, si dhe së fundmi Monaco. (b.an)