Chelsea dhe Radamel Falcao kanë arritur marrëveshje që nga sezoni i ardhshëm kolumbiani të luajë në Stamford Bridge.
Daily Mirror shkruan se tashmë Chelsea duhet të arrijë marrëveshje vetëm me Monacon, skuadër kjo që dëshiron ta shesë kolumbianin, ndërsa Chelsea e dëshiron vetëm në formë huazimi.
Falcao edhe edicionin e kaluar kishte luajtur në Angli te Manchester Unitedi, por që dëshiroi të tregojë vlerat e tij, pasi gjatë tërë edicionit shënoi vetëm 4 gola.