Ministri Ilir Beqaj i ftuar në emisionin Opinion me temë “Vjedhje apo reformë në Shëndetësi?” duke folur mbi atë që cilësohet ‘afera me tenderin e Check Upit’ deklaroi se kontrata e kontrollit bazë është e tillë që ne i paguajmë kontraktorit rreth 18.500 lekë të vjetra për një kontroll.
“Popullsia që ka të drejtë për kontroll është 920 mijë persona. Minimumi që në i paguajmë është 475 mijë lekë. Vlerë totale nuk ka. Vitin e parë do të paguajmë rreth 6.5 milion rreth një të dhjetën e asaj vlere. Sa veta e kanë berë chek upin në vitin 2015? Deri në fund duhet të jetën 250 mijë. Detyrimi mujor është 39 mijë persona ndërsa kemi arritur në 30 mijë veta në muaj” – tha Beqaj.









