• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Check up-i një histori që vlen të rishkruhet

by Java News
08/02/2018 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Irena Beqiraj/

Dikur me shumë ironi por edhe  vërtetësisht, Ministri Shendetësisë thoshte : “Unë nuk jam Ministri i Shëndetit por Ministri i Sëmundjes”.Në Shqipëri ,kur flasim për  shëndetësinë , flasim vetëm për spitalet ,urgjencën ,ilacet, pra për sëmundjen. Sa pak flasim për shërbim shëndetësor parandalues!Shumë ekonomistë sot në botë janë fokusuar tek përfitimet dhe eficenca e shërbimeve mjeksore  parandaluse në uljen e kostove totale të shërbimeve shendetësore.Në këto shërbime futet vaksinimi, check up-i apo edhe kontrolle të tjera rutinore ekzaminuese.Për herë të parë në politikat shëndetësore shqiptare  vendoset theksi tek parandalimi dhe hidhet një hap i rëndësishëm për të ofruar check up falas, si një mjet për të  diagnostikuar në kohë ,  për të parandaluar apo ndihmuar që një kondicion i caktuar shëndetësor të mos përfundojë në një sëmundje e cila në rastin më të mirë  do të kërkonte më shumë para për tu adresuar dhe në rastin më të keq ,mund të kushtonte jetën. Në kuptimin ekonomik ,Check up-i paguar nga shteti nuk është shendetësia falas, por është një mjet i cili nëse përdoret sic duhet e në kohën e duhur ,con në uljen e kostove të shërbimit shendetësor  që ndikon jo vetëm në buxhetin e shtetit por edhe në xhepat  e shqiptarëve .
Eshtë folur kaq shumë për Koncensionin e Check up –it . Kaq shumë emocione negative janë derdhur nëpër fjalime , debate , artikuj  për këtë cështje aq shumë negativitet është farkëtuar sa është e vështirë të ndash :nëse janë kundër check up-it të ofruar në bashkëpunim me një operator privat?, janë të bindur që check up- i ofruar në partneritet me privatin  kushton më shumë sesa do ti kushtonte shtetit po ta bënte vetë?,Paragjykojnë ,pse fituese  është një investitore shqiptare me emrin  Vilma Nushi dhe  besojnë që nëse investitore do të kishte qënë  Amy Hood, do ishim në duar më të sigurta përsa i përket investimit?Apo janë kundërt faktit që sot check up-i ofrohet në 423 qendra shëndetësore në gjithë vendin, krahesuar me rreth 36 qendra që ofrohej dje ?,Apo ndoshta janë kundra faktit që në pjesën më të madhe të këtyre qendrave infermjeret të pa pajisura me  mjetet e duhura por vetem me shtiza thurnin triko edhe sot janë trajtuar dhe përdorin laboratorë të rinj e modern ?Të gjitha këto pyejte mund të marrin përgjigje por me një kusht bazë që të gjykojmë duhet të lëmë mënjanë paragjykimin.Cfarë tregojnë të dhënat: Programi i kontrollit shëndetësor bazë për shtetasit rezidentë të grup-moshës 40-65 vjeç, ose ndryshe Koncensioni i check Up-it  ka nisur zbatimin më 1 prill 2015 në 423 qendra shëndetësore në gjithë vendin, ku koncensionari ofron labratorët dhe bazën materiale për të bërë analizat e check up-it,ndërsa shteti personelin. Në kontratë,si fillim ishte përcaktuar objektivi për kryerjen e kontrollit për 474,996 qytetarë/vit (39,583 qytetarë/muaj), pra 50% e qytetarëve të grup-moshës 40-65 vjeç që jetojnë në Shqipëri. Sipas kontratës,  kompania do të paguhej me një shumë fikse  73,006,885.2 lekë çdo muaj.Gjatë 2 viteve të plota të zbatimit të këtij programi, në të gjithë Shqipërinë kanë kryer kontrollin 645,257 qytetarë,ose 32% më pak se objektivi. Kosto mesatare për dy vitet e para, të një  check Up -i ,ka rezultuar të jetë  2,715.5 lekë.A është kjo kosto shumë e lartë? Sa kushtojnë këto analiza sipas tarifave shtetërore dhe sa kushtojnë këto analiza në një spital privat?Kostoja e përditësuar e një pakete kontrolli bazë ,sipas tarifave shtetërore aktualisht është 5,100 lekë dhe 7,900 lekë me tarifat e spitaleve jopublike (ref: Spitali Amerikan, )

 

Kostoja që buxheti i shtetit i paguan koncensionarit për paketë është  1.9 herë më pak se kostoja e kësaj pakete ,sipas tarifave shtetërore  dhe 2.9 herë më pak se ç ’mund t’i kushtojë një qytetari po ta kryejë kontrollin në një spital jopublik. Nëse do ti shtonim koston e  personelit mjekësor e cila përballohet nga shteti sërisht kostoja e ofruar në parneritet me privatin, rezulton më e ulët se tarifat  e vendosura nga vet shteti shqiptar edhe as që mund të krahasohen me ato të spitaleve jopublike .Fakti që është vendosur një pagesë fikse vjetore, i jep mundësi shtetit shqiptar  që të përfitojë nga ekonomia e shkallës. Sa më shumë persona ta kryejnë check up-in, aq më e vogël është kosto mesatare për paketë që përballohet nga buxheti i shtetit. Për këtë arsye më datë 1 nëntor 2016 u rinegociua kontrata, duke shtuar 2 ekzaminime dhe zgjeruar fashën e grup-moshës me 10 vjet,  pra në 35-70 vjeç, pa kosto shtesë, pra me të njëjtë vlerë kontrate. Ndërkohë një zhurmë edhe më e pakuptueshme po ngarkon mendjet e shqiptarëve me tituj të tipit: “Skandal i radhës”;”Në dhjetor 2017 Qeveria detyron mjekët e familjes të punojnë për Vilma Nushin“ . Ky është skandali i radhës në keqinterpretim apo keqinformim. Në mendimin tim ,tërësisht  profan ,mjeku i familjes është baza e shërbimit parësor dhe mjeti  i parë që ka në dorë për të diagnostikuar dhe pëcaktuar  rrugëtimin e një individi në përballjen  me risqet shëndetësore që i kanosen , është check up- i.Jo vetëm për  të rritur numrin e qytetarëve që marrin pjesë në programin e kontrollit shëndetësor bazë por mjekët e familjes e kanë detyrë të promovojnë diagnostikimit e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve, për të jetuar më gjatë dhe më mirë duke rritur kështu  vitet e shëndetëshme të jetës.Ka ardhur koha  për të shkuar edhe më tej . Mjekët e familjes duhet të fillojnë  të flasin me gjuhën e Check Up-it, përmes prezantimeve shkencore dhe analizës së të dhënave të mbedhura. Për 2 vite të plota të zbatimit të programit janë mbedhur të dhëna të mjaftueshme në databazë për të krijuar profilin epidemiologjik të popullatës. Këto të dhëna të agreguara tani e në vazhdim  i duhen vënë në dispozicion mjekëve të familjes, për t’i përdorur për qëllime shkencore,  duke hartuar  programet e edukimit dhe shërbimit në varësi të profilit epidemiologjik të popullatës.
A mjafton vetëm check up  për të përmirësuar shendetësinë tonë  ? JO jam e sigurt që JO. Por pamjaftueshmëria nuk duhet të na humbasë arsyen edhe të na pengojë që të përdorim sa më shumë të jetë e mundur këtë mundësi të ofruar . Pamundësia për të vrapuar nuk mund të na heq dëshirën për të hedhur hapat e para .  Të flasësh sot për check up konsiderohet si herezi , apo mbrojtje e aferës më të madhe korruptive të historisë  shqiptare, ndërkohë që duhet të ishte tërësisht ndryshe. Të flisje sot për check up-in duhet të ishtë një mundësi për ndryshuar kulturën sesi i qasemi asetit më të cmuar që kemi ,shëndetit.   Ministrja e Shendetësisë duhet që të paktën një ditë cdo muaj  t’ja kushtojë promovimit të Check up-it dhe përdorimit të të dhenave  të  mbedhura prej tij. Në të kundërt ajo apo pasardhësit e saj të cdo kahu politik , do të vazhdojnë në jenë Ministra të Sëmundjes dhe jo të Shëndetit.

Next Post
Lista/ Kuvendi i ri numrin më të lartë të deputeteve gra që nga viti 1992

"Seiti"/ Alibeaj: U largua "patatja e nxehtë", Gjonaj: Zbatova vendimin e gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In