• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Check-up/ MSH reagon pas deklaratave të PD: Asnjë qindarkë ekstra

by Java News
25/10/2016 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për rritjen e moshës për check-up-in duke quajtur një tjetër vjedhje. Deputetja demokrate, Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha se ‘Edi Rama ka pranuar dje dështimin e check-up, ai ka pranuar publikisht se i ka dhënë Vilmës 5 milionë euro më shumë ne vit se sa nevojiteshin për analizat’. Por pas saj ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Sipas MSH, PD në vend që t’u bëjë thirrje qytetarëve të kryejnë kontrollin falas, hedh baltë dhe akuza.
“Në vend që t’ju bej thirrje qytetarëve për të kryer check-up falas, për të parandaluar dhe shëruar sëmundje, Partia Demokratike prej një viti e gjysmë është armikja më madhe e check-up falas. Është e pakuptueshme pse PD u bën çdo ditë thirrje qytetarëve për të mos kontrolluar falas shëndetin e tyre. Falas, pa paguar asgjë, qytetarëve u ofrohet mundësia të parandalojnë sëmundje e të jetojnë më gjatë e më shëndetshëm. Dje PD akuzonte qeverinë se po shpenzonte më shumë. Sot, që kuptoi se nuk do të shpenzohet asnjë qindarkë ekstra, por përkundrazi, për të njëjtin buxhet do të përfitojnë më shumë qytetarë, më shumë kontrolle falas, opozita i është rikthyer avazit të vjetër të propagandës anti check-up.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje çdo qytetari të moshës 35-70 vjeç, t’i drejtohen qendrave shëndetësore për të përfituar kontrollin shëndetësor FALAS, për të parandaluar sëmundje e për tu kuruar në kohë. Përtej fjalëve dhe baltës që hidhet çdo ditë, shërbimi i check-up është FALAS për çdo qytetar në moshën 35-70 vjeç. Është një shërbim që funksionon, që parandalon sëmundje dhe ju ndihmon të jetoni me shëndetshëm!”, deklaron MSH.
ma.me

Next Post
VIDEO/ Sekuestrohen 255 kg kanabis te Gjiri i Lalzit, destinacion i drogës Italia

Mamurras, zbulohen në një magazinë 700 kg kanabis, prangosen trafikantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In