• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

McGonigal pranon fajësinë për oligarkun rus: Arrita marrëveshje që konkurrenti i tij të shpallej ‘non grata’ në SHBA

by Java News
15/08/2023 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- zyrtari i lartë i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal pranoi këtë të martë se ka lobuar për të hequr sanksionimin e Departamentin Amerikan të Shtetit, ndaj oligarkut rus, Oleg Deripaska në vitin 2021. Zyrtari i lartë i FBI-së, pranoi fajin e tij në Gjykatën Federale për akuzat nga Akti Ndërkombtar i Fuqive Ekonomike të Emergjencave në Nju Jork.

“Kam rënë dakord me një palë tjetër për të mbledhur informacion nënçmues me burim të hapur për një oligark rus të quajtur Vladimir Potanin i cili ishte një konkurrent biznesi i Oleg Deripaska,”- tha McGonigal në Gjykatë.

Ish-zyrtari i FBI-së u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në janar dhe u akuzua në dy aktakuza të veçanta në Nju Jork dhe Uashington, DC, nën akuzën se kishte marrë para nga oligarku rus të sanksionuar Oleg Deripaska për të hequr sanksionet e SHBA si dhe për fshehjen e qindra mijëra dollarëve që kishte marrë nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte zyrtar i lartë në byro.

Avokati i McGonigal, Seth DuCharme, së fundi i tregoi një gjykatësi federal në Uashington se ata mund të zgjidhin çështjen e lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit.

Në gjykatë të martën, McGonigal iu përgjigj një sërë pyetjesh në lidhje me skemën e paligjshme për Deripaskën.

“Jam shumë i kthjellët dhe i penduar për veprimet e mia. Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë, pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi.

E dija se Deripaska ishte vendosur në listën e sanksioneve nga qeveria amerikane. Unë e kuptoja se informacioni që mblodha në fund do të përdorej për ta futur Potanin në listën e sanksioneve të SHBA-së. E kuptova që puna që bëra do t’i jepte njëfarë përfitimi Deripaska-s dhe sipas ligjit të SHBA-së, nuk duhej t’i ofroja asnjë shërbim Deripaskës, qoftë edhe indirekt,”- ka thënë McGonigal.

Lidhur me çështjen e Shqipërisë, ish zyrtari i lartë mund ta zgjidhë çështjen e tij pa gjyq. Pak javë më parë në një seancë gjyqësore në Uashington, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, i tha gjyqtarit që mbikëqyr atë çështje se kishte një “shans të mirë që çështja do të zgjidhej” pa pasur nevojë të shkonte në gjyq. McGonigal, i cili është një nga ish-zyrtarët më të lartë të FBI-së që po përballet me drejtësinë për këto shkelje. Që prej ditës kur u arrestua, ai nuk ka pranuar kurrë akuzat.

/f.stafa

Next Post
VIDEO/ Florian Marku godet rivalin në mes të intervistës: Mos më fol mua ashtu, më ço një mesazh dhe takohemi

VIDEO/ Florian Marku godet rivalin në mes të intervistës: Mos më fol mua ashtu, më ço një mesazh dhe takohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

March 30, 2026
Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

March 30, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

March 30, 2026
Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

March 30, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

March 30, 2026
Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

March 30, 2026
Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale

Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In