Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (Conmebol) pritet që titullin e Copa Sudamericana t’ia jap skuadrës braziliane, Chapecoense.
Skuadra Braziliane, Chapecoense, e cila humbi pothuajse të gjithë ekipin pas një aksidenti ajror derisa po udhëtonin në Kolumbi, pritet ta marrë titulli i Copa Sudamericana.
Këtë vendim pritet ta marrë Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (Conmebol) me 21 dhjetor gjatë mbledhjes që do ta mbajë ky organ, shkruan Goal.com, përcjell Express.
Me këtë vendim, do të thotë që Chapecoense automatikisht kualifikohen për Copa Libertadores sezonin e ardhshëm, si dhe Supercopa Euroamericana.
Skuadra kolumbiane, Atletico Nacional, e cila në finale do të duhet të luante ndaj Chapecoense, ishte ideorja kryesore që titulli ti jepet ekipit brazilian. (B.an)