Wolfsburg shkaktoi surprizën e mbrëmjes në Champions League, teksa mundi 2-0 Real Madridin. Pas golave të pjesës së parë, gjermanët e ruajtën mirë rezultatin dhe mund ta kishin thelluar me disa kundërsulme të shpejtë.
Madrilenët u shfaqën zhgënjyes pas pushimit, edhe pse patën epërsi të plotë territoriale, por nuk arritën të krijonin raste të pastër. Megjithatë, në Bernabeu pritet një histori tjetër përballë debutuesve në çerekfinale.
Paris SG kaloi në epërsi në pjesën e dytë, por Manchester City barazoi me Fernandinhon. Shifrat 2-2 nuk ndryshuan deri në fund, duke bërë që ndeshja e kthimit të jetë shumë interesante, ndonëse tani niset City si favorit.