“Kjo nuk ka qenë parandjenjë, por edhe besim te Zoti, siç thotë edhe Egboja. Te Zoti të gjithë besojmë. Besimi ka qenë i jashtëzakonshëm edhe te skuadra, tek grupi që shikoj. Edhe pse kanë ardhur lojtarë të rinj, janë të bashkuar si të jenë një. Grupi, serioziteti, besimi, të gjitha bashkë, si dhe mbështetja financiare që i dhamë ne. Kishin një lloj përfitimi. Jam i emocionuar. Fitore shumë e madhe.
Arritje për klubin tonë. Po i shtojmë klubit nga një trofe, kalim turni. Këtë kualifikim ia dedikoj të gjithë tifozëve që na kanë mbështetur. Kam besim që tifozat edhe sot do të jenë në Rinas. Është ndeshja e parë që bëjmë për këtë 100 vjetor të dytë. I thashë që do të shënoni emrin në histori dhe kjo ndodhi. Do flas për Zvezdën mbasi të arrijmë në Tiranë”, u shpreh Halili. /Panorama Sport /