Real Madrid e Wolfsburg mund të quhen dy skuadrat e para çerekfinaliste, pas fitoreve të rëndësishme në transfertë. Madrilenët fituan 2-0 në Romë, me gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo e Jesse, të dy mjaft të bukur. Roma iu afrua barazimit, por tri minuta nga fundi erdhi goli që shoi shpresat. Vendasit pretenduan edhe për një penallti, në pamje të parë e drejtë, pas një ndërhyrje ndaj Florenzit në zonë.
Në Gent, Wolfsburg kryesoi 3-0, me dy gola nga Draxler e një nga Kruse, por në minutat e fundit vendasit shkurtuan diferencën në 3-2 dhe u hodhën me guxim përpara për të barazuar, pa ia arritur. Fitore e ngushtë, por edhe Wolfsburg ecën me hapin e Realit dhe është thuajse i kualifikuar.



![Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike](https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/03/Erbil-Irak-120x86.png)





