• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions, Partizani humbet ndeshjen e parë ndaj Salzburgut 0 – 1

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partizani ka humbur ndeshjen e parë në raundin e tretë të Champions League përballë ekipit të Salzburgut me rezultatin 0-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas pak ditësh në Austri.
Pritshmëritë nga Partizani ishin shumë të mëdha dhe më e pakta nga tifozët pritej një barazim pas super ndeshjes që zhvilloi në Hungari ku mori kualifikimin e merituar me penalltitë që bënë xhiron e gjithë Europës. Megjithatë të kuqtë e drejtuar nga italian Sormani do ta thonë fjalën e fundit në ndeshjen e dytë.Ndeshja
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në barazim pa gola. Ndeshja nisi e mirë për Partizanin që sulmonte me kujdes, ndërsa mbyllte mjaft mirë hapësirat mbrapa duke u lënë asnjë mundësi miqve nga Austria për të rrezikuar portën.Vila, Ekuban dhe Torasa krijuan disa raste për demat e kuq në pjesën e parë por pa mundur që të finalizonin me saktësi. Për t’u vlerësuar ishte edhe loja e miqve me një buxhet shumë herë më të lartë se të kuqtë, ç’ka e reflektuan edhe në fushë me më shumë raste se shqiptarët.

Pjesa e dytë
Në 45 minutat e dyta loja ishte më e hapur dhe më e ashpër, pasi të dy ekipet filluan që të kërkonin golin më me shumë ngulm se në pjesën e parë. I pari që u ndëshkua ishte Salzburgu, pasi Diadie Samassekou doli me karton të kuq në minutën e 54′.

Të gjithë tifozët e Partizanit filluan të kryqëzonin gishtat se erdhi momenti i tyre pas  kartonit të kuq, por për faktin e tyre të keq pësuan golin e vetëm të ndeshjes me penallti. Autori i golit për ekipin austriak ishte Jonathan Soriano ën të 73′. Gjendja u ndërlikua akoma më shumë për të kuqtë, pasi në të 73′ ishte Reinaldo Kalari , që doli me karton të kuq duke barazuar forcat në fushë.

Në minutat e mbetura Partizani u munda që të rrezikonte për të gjetur rrugën e rrjetës, por ishte e pamundur, pasi Salzburgu u vendosu ‘mur’ në mbrojtje duke mos lejuar prekjen e rrjetës deri në fund. Megjithatë, pavarësisht humbjes Partizani luajti si i barabartë përballë ekipit austriak.

Incidentet
Ka nisur në Elbasan ndeshja mes Partizanit dhe Salzburgut e vlefshme për turin e tretë eliminator të Champions League. Interesimi për ndeshjen e sotme ishte maksimal nga tifozët e kuq, ndërsa nuk munguan edhe incidentet para fillimit të sfidës.

Sipas raportimeve nga Elbasani njëri nga tifozët e kuq ka goditur me shkop autobusin e ekipit austriak, por që më pas ka ndërhyrë policia për ta neutralizuar. Në këtë moment janë përfshirë edhe tifozët e tjerë të Partizanit, megjithatë gjendja është qetësuar, pasi disa prej tyre janë shoqëruar në polici.


– See

Next Post

Presidencialet SHBA/ Khloe Kardashian ofendon Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In