• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions me rregullat e reja/ Hidhet shorti, sot drithërimat, rrezikohet Çelsi-Real

by Java News
13/12/2021 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çelsi e ka thuajse një në tre probabilitetin për t’u përballur me Realin e Madridit në shortin e sotëm të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve që do të mbahet në Nion të Zvicrës (ora 12:00).

Nga llogaritja e probabiliteteve të 8 çifteve të kësaj faze, kampionët e Europës mund të paguajnë çmimin e renditjes në vendin e dytë në grup dhe të rrezikojnë si rival 13 herë kampionët e kontinentit.

Ndërkohë që Liverpuli ka më shumë shanse të përballet me Vijarealin ose Interin në këtë raund. Mançester Junajtid dhe Siti, të cilat ashtu si Liverpuli kryesuan grupet e tyre, kanë shanset më të mëdha për t’u përballur me Atletikon ose Interin.

Ajaksi, Bajerni, Juventusi, Liverpuli, Lila, Siti, Junajtid dhe Reali do të jenë skuadrat në Vazon 1.

Në Vazon 2 do jenë Atletiko, Benfika, Çelsi, Interi, PSG, Salcburgu, Sportingu i Lisbonës dhe Vijareali. Por, duke qenë se klubet nga i njëjti vend nuk mund të përplasen me njëri-tjetrin në këtë fazë: për shembull Çelsi nuk mund të përballet me Liverpulin dhe me dy klubet e Mançesterit, prandaj i kanë më të mëdha shanset për t’u përballur me një rival të caktuar, sepse mund të gjejnë në këtë rrugë vetëm 4 skuadra:

Bajernin, Realin, Ajaksin ose Lilën. Shanset e një dueli kundër skuadrës së Karlo Ançelotit i kanë 32.32%. Londinezët kanë 21.38% për të gjetur Bajernin e Mynihut ose Ajaksin dhe 24.93% Lilën. Rivali më i mundshëm që mund të gjejë PSG është Reali (19.39%).

SIMULIMI – Pak ditë më parë, “The Sun” bëri një simulim të shortit të sotëm duke prodhuar një duel zjarri mes Mançester Junajtidit dhe PSGsë. Skuadra e Ralf Rangnikut u rendit në krye të Grupit F, por mund të përballet me gjigantët francezë, të cilët u renditën të dytët në grupin e tyre, pas Sitit.

Dhe projeksioni i goglave përplasi Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin me skuadrat e tyre të reja. Në atë simulim, fati i Çelsit u kryqëzua me skuadrën kokë grupi më të lehtë në letër, Lilën.

Simulimi i dhuroi një short të lehtë edhe Sitit të Guardiolës, përballë portugezëve të Sportingut të Lisbonës. Liverpuli u përplas me Vijarealin. Një përballje shumë interesante është edhe Bajern Mynih–Inter dhe Juventus–Atletiko Madrid. Sigurisht që këto janë vetëm shanse dhe mundësi matematikore, sepse gjithçka do të zbulohet sot në Nion.

g.kosovari

Next Post
Trafik droge në Danimarkë/ SPAK konfiskon pasurinë e Astrit Beqirajt: Pularia, makinat dhe 250 mijë euro i kalojnë shtetit

Trafik droge në Danimarkë/ SPAK konfiskon pasurinë e Astrit Beqirajt: Pularia, makinat dhe 250 mijë euro i kalojnë shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In