Champions League/ Juve shou, Manchester bie në Hollandë, Reali fiton lehtë
Turi i parë i ndjeshjeve të Champions League nisi me surpriza dhe shumë gola. Juventus mundi Manchester City në një përballje të madhe emrash, kurse Reali e pati të lehtë me Shakhtarin. U mund Manchester United, si për të provuar se britanikët e kanë nisur me këmben e keqe këtë edicion të CHL. Ja rezultatet:
PSV-Manchester United 2-1
Manchester City-Juventus 1-2
Real-Shakhtar 4-0
Benfica-Astana 2-0
Galatasaray-Atletiko Madrid 0-2
PSG-Malmoe 2-0
Sevilja-Borusia M. 3-0
Wolfsburg-CSKA 1-0










