Manchester City ka shënuar fitoren e parë kundër Barcelonës, të cilën e ka mposhtur me rezultat 3:1, në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve.
Golat për Cityn në këtë ndeshje i shënuan Gundogan dy dhe Kevin de Bruyne, ndërsa golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Messi. Pas kësaj fitoreje, City mbetet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Barcelona në vendin e parë me 9 pikë.
Arsenal ishte duke humbur 2:0, por arritën të fitojnë me golat e Granit Xhakës, Oliver Giroud dhe Mesut Ozil. Pas kësaj fitoreje, Arsenal mbetet në vendin e parë me 10 pikë, dy më shumë se sa PSG që barazoi 1:1 me Baselin në udhëtim, ku Taulant Xhaka asistoi, shkruan express.
Skuadra e bayern Munichut ka vazhduar me në Grupin D të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur PSV’ në udhëtim 2:1. Dy golat për Bayernin në këtë takim i shënoi Robert Lewandowski, ndërsa për vendësit realizoi Arias. Pas kësaj fitoreje, Bayern Mbetet në vendin e dytë me 9 pikë, 3 më pak se sa Atletico Madrid në vendin e parë, që fitoi 2:1 ndaj Rostov.