• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’fituam nga mbledhja e përbashkët në Romë?

by Fatos Çoçoli
22/11/2025 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli   

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Italisë dhe Shqipërisë në Romë më 13 nëntor 2025 shënon një nga momentet më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh të viteve të fundit. Përtej dimensionit diplomatik, ky takim ka një peshë të veçantë ekonomike, sepse krijon mekanizma të rinj bashkëpunimi, nxit investime dhe forcon lidhjet tregtare midis dy vendeve.

Importet:
–          Viti 2023                                              1.81 miliardë euro
–          Viti 2024                                              1.87 miliardë euro
Eksportet:
–          Viti 2023                                              1.76 miliardë euro
–          Viti 2024                                              1.6 miliardë euro

Bashkëpunim me projekte konkrete

Në këtë takim, diplomacia doli nga skenografia dhe hyri në ekonominë reale. Italia për ne nuk është një partner i ri: është partneri historik, partneri më i afërt dhe ndoshta partneri më i domosdoshëm.

Në Romë, për herë të parë prej gjithë historisë së bashkëpunimit Itali-Shqipëri 1991-2025, bashkëpunimi ekonomik mori një formë të ndërtuar mbi projekte konkrete, jo mbi premtime dhe dëshira.

Mbledhja e përbashkët në Romë:
1.       Forcoi klimën e besimit të investitorëve italianë në Shqipëri
2.       Solli nisjen e punës për projekte të reja në:
2.a. energjinë e rinovueshme
2.b. logjistikë
2.c. bujqësi dhe
2.d. industri përpunuese
3.       Nxiti partneritetet publike–private me të dyja vendeve

Sot në Itali banojnë rreth 480 mijë shqiptarë. Shumica punojnë dhe me punën e tyre prodhojnë çdo vit në Itali mbi 30 miliardë euro. Prodhimi ynë kombëtar, pra Prodhimi i Brendshëm Bruto(PBB) i Shqipërisë në vitin 2024 ishte 27 miliardë euro. Më pak se gjysmë milioni shqiptarë në Itali prodhojnë më shumë se 2.5 milion shqiptarë në Shqipëri! Ja pse na duhet ndihma e Italisë.

Janë sot mbi 35 mijë bizneset e zotëruara nga shqiptarët në Itali. Në vitet e fundit kemi rreth 20 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri. Italianët kanë hapur 2.900 biznese në Shqipëri dhe nëse fusim edhe ndërmarrjet e përbashkëta, ato arrijnë në 5.500 biznese, që u japin punë rreth 25 mijë shqiptarëve. Sikurse del nga Tabela 1, ka një vlerë mbi 3.5 miliardë euro çdo vit sasia e importeve dhe eksporteve midis dy vendeve, ndërsa turistët italianë në Shqipëri vitin e kaluar ishin afro 1 milion persona.

Pesha e Italisë në tregtinë me BE dhe investimet italiane në Shqipëri
Pesha e Italise:
–          Vendet e BE                            100%
–          Italia                                          27%
Investimet nga Italia:
–          2023                                        184 mln euro
–          2024                                        196 mln euro
–          2025(janar-qershor)                  89 mln euro

Shqipëria po kalon një moment të mirë ekonomik. Po kërkojmë investime të mëdha në energji, industri dhe infrastrukturë. Në fakt, po kërkojmë mbështetje për të kaluar nga një ekonomi e konsumit të lartë dhe prodhimit të ulët, siç jemi sot, në një ekonomi që gjeneron vlerë të shtuar.

Italia, nga ana tjetër, është një ekonomi e konsoliduar që kërkon tregje të reja, partneritet rajonal dhe burime të reja energjie të pastër.

Na bashkojnë interesa të forta

Takimi i 13 nëntorit i vendosi të dyja vendet në të njëjtën tavolinë, me interesa të qarta dhe komplementare. Në energjinë e gjelbër, përfitimi është dypalësh. Për Italinë, Ballkani është një korridor i rëndësishëm i energjisë. Për Shqipërinë, Italia është tregu më i madh ku mund të drejtohet energjia e rinovueshme e prodhuar në vend.

Marrëveshjet për bashkëpunimin në energjinë diellore, eolike dhe për modernizimin e rrjetit nuk janë vetëm premtime të bukura në letër. Ato krijojnë projekte investimi që mund të ndryshojnë profilin ekonomik të Shqipërisë gjatë dekadës së ardhshme.

Shqipëria ka energji të pastër; Italia ka kapital, teknologji dhe treg. Ky kombinim, nëse punohet me seriozitet, është formulë e fitimit të dyanshëm. Sot, Shqipëria eksporton në Itali më shumë sesa në të gjitha vendet e tjera të BE-së së bashku.

Kjo është një mundësi. Mbledhja e Romës synoi të krijojë mekanizma të reja që lehtësojnë çertifikimet, standardet dhe kontrollet fitosanitare. Pengesa që shpesh ia bëjnë jetën të vështirë eksportuesve shqiptarë.

Nëse këto barriera bien, eksportet shqiptare të agroushqimit, mineralëve të përpunuar dhe shërbimeve rriten automatikisht. Sikurse ndodhi në vitin 2023 me vajin tonë të ullirit ekstra të virgjër.

Ndërkohë, turizmi është sektori ku kemi shumë për të fituar nga fqinji ynë i madh. Italia është një nga burimet kryesore të turistëve në Shqipëri. Mbledhja e përbashkët në Romë synoi të krijojë një “korridor turistik” midis dy vendeve, duke lehtësuar lëvizjen, investimet hotelierr dhe bashkëpunimin mes operatorëve turistikë. Shqipëria ka terren; Italia ka eksperiencë dhe standarde. Ky është një partneritet i natyrshëm.

Për Shqipërinë, Mbledhja ishte një rast për të treguar se mund të flasë me partnerët e mëdhenj jo thjesht si vend i vogël i Ballkanit, por si partner i besueshëm ekonomik. Për Italinë, është një investim në sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të saj natyror, Adriatikun.

Historia ekonomike e Shqipërisë ka treguar se aleancat më të qëndrueshme ndërtohen mbi interesa të përbashkëta, jo mbi deklarata. Në këtë kuptim, mbledhja e përbashkët në Romë nuk është fundi i rrugës, është vetëm fillimi./ Shqiptarja.com

 

Next Post
EMRI-Dhëndri i dha çiftit të bashkëshortëve valium e më pas u vodhi banesën, arrestohet nga policia. Të moshuarit rëndë në QSUT

EMRI-Dhëndri i dha çiftit të bashkëshortëve valium e më pas u vodhi banesën, arrestohet nga policia. Të moshuarit rëndë në QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In