• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë treguan kamerat e sigurisë për Kreshnik Dashajn që u gjet i ekzekutuar pranë shtëpisë, dyshime për krim brenda familjes

by Java News
15/11/2019 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U gjet i ekzekutuar pak metra larg shtëpisë, dyshohet për krim brenda familjes. Kreshnik Dashaj dyshohet të jetë vrarë nga persona të afërt.

Të paktën ky është dyshimi kryesor i grupit hetimor, që po punon për zbardhjen e vrasjes së 38-vjeçarit, e ndodhur tri ditë më parë në lagjen “Kushtrimi”. Burime pranë këtij grupi mjaftohen me informacionin se vrasja mund të ketë ardhur për motive familjare, pa dhënë detaje të tjera.

Deri tani janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje mbi 10 persona, ndërsa në cilësinë e të dyshuarit nuk ka ende asnjë të ndaluar. Por, pikërisht mes personave të shoqëruar për të marrë në pyetje, ka dyshime se fshihet pikërisht edhe autori i vrasjes.

Policia e Vlorës tregohet mjaft e rezervuar në informacionet e përcjella për ngjarjen, por theksohet se janë shumë afër zbardhjes së të vërtetës. Referuar kamerave të sigurisë në fabrikë, burime nga Policia kanë konfirmuar se i riu ka lënë punën në mesnatë, për t’u larguar drejt banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës. Ndërsa trupi u gjet në orën 06:00 nga kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan Policinë. Gjithsesi, janë hetimet ato që do të zbardhin të vërtetën, pasi nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të ketë ardhur nga një tentativë grabitjeje.

Ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit të 38-vjeçarit është kryer në fshatin e tij të lindjes, Lubonjë. Banesa e Kreshnik Dashajt, ku jetonte me të afërmit dhe familjarët e tij, qëndron e heshtur, ndërsa në zonë edhe banorët shumë pak flasin për atë se çfarë mund të kenë dëgjuar apo ndodhur.

Herë pas here, në zonë vërehet prani e forcave të Policisë, ndërsa grupi hetimor që ditën e ngjarjes pas këqyrjes ka marrë ato çfarë ka mundur të gjejë në vendin e ngjarjes. Fqinjët e 38- vjeçarit, babai i një vajze 7 vjeçe, e përshkruajnë me fjalët më të mira 38-vjeçarin. Ata shprehen se nuk kanë dëgjuar asgjë të pazakonte dhe as krisma natën e ngjarjes.

“Njeri i mirë, i qetë dhe nuk kishim dëgjuar ndonjëherë për ndonjë problem. Shikonte punën e tij dhe nuk krijonte aspak probleme. Punonte deri në 16 orë në fabrikë për të ndihmuar financiarisht familjen e tij. Ka një vajzë 7 vjeçe, por nuk është se e njihnim më shumë se kaq, pasi ishte i qetë dhe nuk përzihej. Ne jemi lagje e qetë dhe nuk kemi pasur asnjëherë probleme. Natën e ngjarjes nuk kemi dëgjuar asgjë, as krisma, asgjë tjetër. Në mëngjes e kemi marrë vesh”, shprehet një prej banorëve të lagjes, duke shprehur tronditje për vrasjen.

Trupi i Kreshnik Dashajt u gjet i vdekur mëngjesin e së mërkurës pak metra larg banesës së tij. Fillimisht u raportua për një ngjarje për shkaqe natyrore, por më pas me ekspertizën e kryer rezultoi se kishte shenjë plumbi me armë zjarri dhe goditje në kokë me sende të forta./ panorama

g.kosovari

Next Post
Struktura e posaçme si ‘Fauda’ izraelite/ Detajet e ligjit special, të infiltruar në botën e krimit dhe në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Struktura e posaçme si 'Fauda' izraelite/ Detajet e ligjit special, të infiltruar në botën e krimit dhe në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In