• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë tha në gjyq Mikel Alia, që nxori shokun në pritë tek gjaksit dhe u fsheh për 40 ditë

by Java News
14/11/2019 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikel (Gjovalin) Alia, ka dalë para gjykatës me kokë të ulur duke dhënë vetëm gjeneralitetet dhe duke u mjaftuar me fjalinë e vetme në sallën e gjyqit se: “…nuk kam lidhje me vrasjen e Eri Zefit…”. Gjykata i ka bërë disa pyetje këtij personi por në fakt ai ka refuzuar të flasë më tej, megjithëse kuptohej që kishte informacion mbi ngjarjen dhe dy personat që vranë Eri Zefin.
Alia është cilësuar nga prokuroria e Lezhës si personi që tradhtoi mikun e tij të ngushtë Eri Zefi duke e çuar këtë të fundit në pritë, përballë hasmëve të tij në fshatin Zall Xhoxhë të Mirditës.
Megjithëse ka mohuar përfshirjen e tij në këtë vrasje shumë të rëndë dhe të shëmtuar, pasi pabesia dhe intriga, nuk i ka lënë vend ligjeve zakonore të malsisë por edhe ligjeve të qeverisë, atëherë pse Mikel Alia, ka qëndruar i fshehur për më shumë se 40 ditë?

Çfarë e ka detyruar Mikel Alia, që të dilte hapur në publik që prej datës 2 tetor kur ka ndodhur vrasja e Eri Zefit, por përkundrazi prej kësaj dite Alia ka humbur gjurmët duke mos u gjendur askund nga policia e Lezhës dhe ajo e Matit.

Fshehja e Alia, tregon qartë se pikërisht ky person është njeriu që ka çuar si “…cjapin tek kasapi…” Eri Zefin, i cili mesnatën e 1 tetorit duke u gdhirë 2 nëntori 2019 është vrarë me 6 plumba në trup, nga hasmit e familjes Ndreca. Pikërisht kjo familje, nuk e kishte falur dhe s’kishte pranuar të jepte besën për Eri Zefin, dhe ky i fundit kishte hyrë në planet e kësaj familje, për tu ekzekutuar në çfarë do lloj forme.

Mikel Alia, ka filluar të lëvizë pikërisht atëherë kur “Shqiptarja.com” publikoi dosjen e prokurorisë dhe qartësoi në publik rolin e këtij personi në vrasjen e shokut të tij për motiv gjakmarje. Pas publikimit të lajmit, Mikel Alia nëpërmjet avokatëve dhe familjarëve të tij ka hyrë në negociata me policinë për tu vetëdorëzuar në komisariat dhe një gjë të tillë e ka bërë ditën e hënë të kësaj jave, pavarësisht se lajmi për dorëzimin e tij është dhënë ditën e martë nga policia.

Sot gjykata e Lezhës ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Mikel Alia, person me precedentë të mëparshëm penal, i cili dyshohet nga prokuroria si njeriu që shiti shokun e tij Eri Zefi, duke e nxjerë në pritë tek gjaksit e tij. Vetëdorëzimi i Mikel Alia, pse jo mund të sjellë dhe bashkëpunimin e tij me prokurorinë e Lezhës, çka do thotë dhe identifikimin e plotë të dinamikës së vrasjes së Eri Zefit dhe autorëve që qëlluan plot 6 herë mbi trupin e 36-vjeçarit.

Nga dinamika e ndërtuar prej prokurorisë së Lezhës se 36-vjeçari Eri Zefi, është shoqëruar dhe tërhequr në kurth për tu vrarë nga persona të njohur, deri në vendin e ngjarjes, i cili e ka kontaktuar duke e mashtruar se do të grabisnin lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Personi që e ka kontaktuar viktimën në kohën që deklaron bashkëshortja e tij, pra rreth orës 19;20 ka zhvilluar bisedën e lartpërmëndur, rezulton të jetë pikërisht Mikel allias Gjovalin Alia. Gjithashtu rezulton se viktimës i është marrë edhe telefoni i tij celular, ç’ka përforcon edhe më tepër bindjen se autori ka pasur si qëllim të zhdukë provat e komunikimit të tij me viktimën.

Gjithashtu nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se numri i Mikel Alia dhe numri i Eri Zefi, lëvizin në të njëjtën kohë nga qyteti i Tiranës, për në drejtim të Kurbinit, ku dhe logohen për herë të fundit në të njëjtën kohë 22;38, ku më pas të dy numrat celular janë jo-aktiv, pra rezultojnë të mbyllur, ç’ka tregon se kemi të bëjmë me një sinkronizim të veprimeve të viktimës me të dyshuarin Mikel Alia. /shqiptarja.com/

Next Post
“Facebook” merr masa drastike, fshin 5.4 miliardë profile të rreme

“Facebook” merr masa drastike, fshin 5.4 miliardë profile të rreme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In