• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë tha Basha para prokurorëve belgë për 3.4 mln eurot? Artan Hoxha: Ja kush ia dha kreut të PD informacionin

by Java News
10/02/2022 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme kryedemokrati Lulzim Basha u fute me dite dhe doli me natë nga dyert e SPAK ku qëndroi më shumë se 2 orë e 20 minuta përballë prokurorëve belgë në lidhje me dosjen “Toyota Auris”.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Log.” në ABC se Basha ka deklaruar para hetuesve se informacionin për 3.4 mln euro që e tha në Kuvend dy ditë para se të kjo shumë parash të ndalohej në Durrës e ka marrë vesh nga një emigrant. “Basha ka thënë që e ka marrë vesh nga një emigrant. Nga sa unë kam dijeni është një mesazh që i është dërguar drejtorit të policisë së shtetit në atë kohë. Është shumë interesante”, tha Artan Hoxha.

Ai u shpreh se nga ana tjetër ekziston një mesazh në datë 20 qershor të vitit 2018 që ka mbërritur në telefonin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit ku flitet pikërisht për këtë rast.

“Në datën 20 qershor të vitit 2018, në orën 09;31 të mëngjesit i është dërguar ky mesazh drejtorit të policisë” Zoti drejtor desha të informoj për diçka me rëndësi. Sot në Durrës me 90%, Han i Hotit apo edhe Murriqan pritet të futet një karrotrec me disa mjete. Njëri ka para. Karrotreci është me targa AA120… shoferi quhet Shaban. Ky mesazh i është dërguar drejtorit të policisë së shtetit 24 orë para se ta deklarojë Basha”, u shpreh ai.

Hoxha tha se është pi i njëjti burim nga i cili e ka marrë vesh edhe Basha. “Dyshimet janë se nga i njëjti burim mund ta ketë marrë vesh edhe Basha. Personat që u kapën janë disa klane që kanë mënyrë tjetër funksionimi. Në këto raste të tjerë janë ata që kanë paratë dhe të tjerë ata që bëjnë transportin. Ky informacion është mesazh që është dokumentuar zyrtarisht.

Mëngjesin e datës 20 qershor 2018. Basha ka folur në datën 22 qershor. Toyotat Auris janë kapur në datën 24. Kemi një distancë kohore nga momenti kur publikohet informacioni. Kjo transfertë parash nuk kanë qenë në monitorim nga autoritete belge. Nuk ka pasur një hetim në lidhje me këtë çështje. Trajleri që ka bërë lëvizjen është nisur nga Belgjika. Basha e ka formimin që ta mendojë mirë se çfarë do të thotë të kesh një informacion të tillë. Por ndoshta duke parë Berishën që ia ka dalë herë tjetër ka thënë ta provoj edhe unë njëherë. Basha nuk duhet ta publikonte”, tha ai. /m.j

Next Post
E vërteta e takimit me Berishën/ Meta publikon foton dhe paralajmëron: Për të gjithë të trishtuarit që…

Meta 'shet' Berishën: "Shtëpinë e Lirisë" nuk e negocioi me mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In