• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë teatri mbron tani “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”?

by Mentor Kikia
24/05/2020 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

 

E di që puna më e keqe që mund të bësh është të gjykosh atë që punon. Por në rastin e protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, medoj se është e nevojshme ta bëjmë këtë gjykim.

 

Ndoqa protestën e fundit, atë të së premtes pasdite. Më mirë të mos e kishin bërë, ashtu shpejt e shpejt, siç tha dhe një nga organizatorët.

 

Pa bosht, pa objektiv, pa sllogane që tregojnë drejtim dhe vizion. Vetëm të bërtitura, “Rama hajdut”, “Rama ik”, “Maskara”, “Plehrë”…

 

Unë e vlerësoj qëndresën qytetare për teatrin, si një pasuri të çmuar të shoqërisë aktive ndaj dhe po i jap të drejtë vetes të bëj disa gjykime.

 

Pyetja e parë që duhet bërë në këtë rast është: Çfarë teatri mbron tashmë “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, pasi godina u shemb?

 

A kanë më kuptim përbetimet që “kamionët e betonit të tetarit të ri do të kalojnë mbi trupat tanë, kur mbi ta nuk kaloi fadroma që prishi ndërtesën e vjetër”?(Sa mirë që nuk patëm dëshmorë të tillë).

 

Dhe, mbi të gjitha, a ka kuptim që ajo qëndresë shembullore qytetare të shndërrohet në një grup “sharësish ordinerë” që zënë rrugën, si një turmë gjithnjë në mpakje?

 

Nuk dua të zbeh protestën e këtyre njerëzve kurajozë, përkundrazi dua ta shpëtoj si vlerë. Nëse protestuesit do të dalin sërish në rrugë për “Teatrin”, atëherë ata nuk duhet të dalin më. Edhe nëse dalin thjeshtë për të sharë Ramën, sërish nuk duhet të dalin më.

 

Edhe pse teatri u shemb, ata nuk humbën. Sepse rezistenca e tyre tashmë është arkivuar si vlerë në demokracinë tonë çalamane. Për këtë arsye ajo nuk duhet të degjenerojë në një grup njerëzish ani-Rama, ku fjalori spo ka më limit për shkak të urrejtjes.

 

Unë do të dëshiroja që kjo përplasje të frymëzonte lëvizje dhe ideale më të mëdha sesa thjeshtë të shajmë Ramën mbarë e prapë në rrugë. Sepse idealet e reja lindin shpesh në momente krizash.

 

Nëse ata që i kanë dalë në krye, nuk kanë në plan gjera më të mëdha, le ta lënë me kaq. Eshtë më bukur të mbahet mend si Rezistenca qytetare për të mbrojtur një teatër.

 

Rama nuk ikën as më të shara, as me të bërtitura. E provoi opozita vjet, me më shumë të shara, me më shumë njerëz, e madje edhe me shishe me benzinë.

 

Rama ka nevojë të përballet në zgjedhje me një alternativë të fortë, serioze, të re, që të frymëzojë atë kategori njerëzish që janë të bindur se kjo qeveri duhet të ikë, por nuk dinë kë të sjellin.

 

p.s: Miq, unë ju ftoj të shpërndani këtë shkrim si një ftesë për diskutim mbi këtë çështje.

Next Post
Drafti me 14 pika i Presidentit/ Braçe: Kjo është beteja finale e Metës kundër Reformës!

Drafti me 14 pika i Presidentit/ Braçe: Kjo është beteja finale e Metës kundër Reformës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In