• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë do të thotë kjo për një “alvanos”

by Java News
25/11/2016 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Nga Ornela Çuçi

 

“Shqipëria është Europë, Greqia është Ballkan”. Një frazë e shkruar jo nga një shqiptar që mund të akuzohej për ndjeja nacionaliste anti-greke, por e shkruar nga Kristos Raptis, një gazetar me reputacion në shtetin fqinj. Raptis e bën këtë konstatim duke marrë shkas nga intervista e kryeministrit shqiptar Edi Rama në televizionin Skai në Athinë, ku ai hapur siç nuk e kishte bërë asnjë politikan i lartë shqiptar më parë, preku një nga çështjet më të ndjeshme mes dy vendeve, mënyrën se si janë trajtuar shqiptarët në Greqi gjatë këtyre 25 viteve. Atyre që u është dashur nga halli, të punojnë e jetojnë atje.

Ndërsa Rama u nxori grekëve nga skutat e ndërgjegjes së tyre ballkanase ndjenjat anti-shqiptare iu tregoi atyre se shqiptarët nuk ishin si shumë prej tyre; shqiptarët nuk i kishin detyruar grekët të ndryshonin emrin dhe fenë për të pasur një jetesë normale në Shqipëri.

“Ne (grekët) jemi të mbërthyer nga stereotipet, psikozat dhe irredentizmi i nën-ndërgjegjes së vjetëruar dhe të paaftë të politikës dhe kërkojmë pretekste për grindjet dhe dinakëritë në vend që të marrim shembull nga dëshira për prosperitet dhe progres që përshkon fqinjët tanë”, shkruan Raptis.

Ishte kjo arsyeja se pse intervista e Ramës ka një domethënie për të gjithë shqiptarët që kanë jetuar ose jetojnë aktualisht në greqi.

Unë jam një ndër ta; kam kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën time në këtë vend, ku kostoja e vendimit për të mos ndryshuar emrin më ka rënduar shumë me racizëm dhe fyerje. Vetëm kush e ka provuar, e di, sa e vështirë ka qenë për ne fëmijët “alvanos”, t’ia dilnim pa mohuar emrin, vendlindjen, gjuhën, identitetin, vetë veten tonë.

Në ditën time të parë të shkollës në Greqi, kur sapo kishim shkuar si emigrantë në ‘97-ën e mbrapshtë, një zyshë më shoqëroi në klasën e caktuar, duke më prezantuar si e vetmja shqiptare në shkollë. M’u caktua banka, dhe në klasë filluan menjëherë lëvizjet. Banka e tretë e rreshtit të tretë ishte për mua. Bosh! Një bankë para meje bosh. Një bankë pas meje po bosh. Të gjithë nxënësit rrinin tre veta në një bankë. Pëshpërisnin të gjithë duke parë nga unë, por nuk kuptoja asnjë fjalë. Dikush fshiu hundët dhe pecetën e hodhi në bankën time. Deri në fund të shkollës, isha gjithnjë e papërfshirë askund, isha shqiptarja, e ndryshmja, një qytetare e dorës së dytë në atë vend.

Një vend i mahnitshëm, i cili flet në çdo rrugë me histori e kulturë, një vend që ka pritur qindra e mijëra emigrantë e në të cilin mentaliteti i një pjese njerëzish nuk pasqyron prejardhjen e tyre aspak. Sigurisht që jo të gjithë grekët janë njësoj, janë kaq të shumtë miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi në atë vend, por përherë më ka dhembur kjo kohë e jetës sime, të cilën e ndiej edhe sot kur kaloj në kufi si turiste, e ndiej në supermarket, e më dhemb kur fëmijët e mi pëshpërisin shqip kur gjyshi i çon në parkun e lojrave “se do të na kuptojnë që jemi shqiptarë”.

“Nuk e imagjinojmë dot këtu që t’i themi dikujt se je nga pakica greke që të jetë sportist dhe të jetë në ekipin tonë kombëtar të ndërrojë emrin”, tha kryeministri. Asnjëherë më parë prindërve të mi që jetojnë ende në Greqi, nuk iu qe dridhur zëri nga emocioni për politikën shqiptare, teksa përshkruanin reagimet e shqiptarëve të tjerë emigrantë në pallat, në autobus, në punë, pas kësaj interviste. Asnjëherë më parë ata nuk patën folë me kaq krenari për një zyrtar të shtetit amë, sa të nesërmen e intervistës të kryeministrit tonë tek Skai.

Shumë zëra në Shqipëri i konsideruan deklarata si të rrezikshme për faktin se ka 25 vjet tanimë që debatet me shtetin grek janë bërë nisur nga pozita inferiore, dhe të trajtohesh, apo të paktën të pretendosh të trajtohesh si i barabartë me fqinjët e tu, nuk do të thotë të vësh në rrezik marrëdhëniet dypalëshe, por të mbrosh dinjitetin e një kombi, dinjitet të cilin e ka për detyrë ta mbrojë çdo kryeministër i Shqipërisë. Edhe në qoftë se këto deklara të kryeministrit të vendit tim, janë bërë thjesht për motive politike apo për efekt votash, aspak nuk më intereson. Ajo që më intereson është efekti që patën këto deklarata në mbarë opinionin publik grek.

Bashkëqytetarët e mi grekë, tashmë janë të sigurt se ne shqiptarët jemi qytetarë europianë, jo thjesht ballkanas, dhe si të tillë duhet të bashkëjetojmë me të drejta të barabarta brenda Bashkimit Europian. (Mapo)

Next Post
Endri Prifti: Eksperiencat e mia me prostitutat dhe hashashin para festave

Endri Prifti: Eksperiencat e mia me prostitutat dhe hashashin para festave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In