• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çfarë të ka hyrë mo vëlla, qetësohu”/ Debate te Këshilli i Mandateve, Ballla-Bardhit: E di që nxehesh nga Saliu po…

by Java News
01/07/2022 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvend është ndërprerë më herët gjatë pasdites të së premtes pas debateve mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Mbledhja është është për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, pas akuzave të opozitës se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik nga qeveria, në konflikt interesi duke fituar para nga pasuritë publike të vendit.

Mbledhja u ndërpre pas debateve mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës. Ndërsa mikrofonët ishin të fikur, debati kaloi edhe me terma aspak etikë për vendin dhe atë çka përfaqësojnë të pranishmit në sallë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se sipas përgjigjes së deputetit të opozitës nuk ka fitim dhe sipas tij procesverbali tregon se fitimi nuk ka ndodhur. Sipas tij, kërkesa e opozitës nuk është e bazuar në parashikimin e Kushtetutës.

Nga ana tjetër Gazment Bardhi deklaroi se Balla deformoi përgjigjen e tij. Por ndërsa kërkonte të fliste, kryetarja e Këshillit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën dhe më pas debati vijoi pa mikrofonë të ndezur.

Balla: “Qetësohu mor djalë ça ke, unë e di që nxehesh nga Saliu po ta mbaroj. Sa i përket përfshirjes së Këshillit për Rregulloren në këtë proces. Parashikimet e nenit 70, pika 2-3, deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse. Znj. Kryetare unë mendoj që zotëria aty duhet të qetësohet.”

Nikolla: Nuk mund të bësh si sufler aty, ki respekt për kolegët.

Balla: “Qetëso more, po çfarë të ka hyrë mo vlla, po qetësohu. Ore e di çfarë të ka hyrë, po qetësohu! O zotëri i dashur! S’kam parë ndonjëherë kështu. Ai po ndihet i vrarë, unë çfarë të bëj i shkreti. E shoh sa seriozisht e keni. Sa i përket nenit 70, deputetët s’mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse. Unë ju pyeta sa ka qenë fitimi, a ka një qindarkë fitim dhe ju thatë nuk dini. Procesverbali tregon se fitimi nuk ka ndodhur. Që do të thotë kërkesa juaj nuk është e bazuar në parashikimin e Kushtetutës. Sepse në të gjitha rastet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kur i jemi drejtuar, Gjykata Kushtetuese në doktrinën e vet të përcaktuar për këtë rast ka sanksionuar dhe ka kërkuar nga kërkuesi vlerësimin e përfitimit. Ka ndodhur përfitimi dhe sa ka qenë. Flas për vendimin e 2016 të Gjykatës Kushtetuese, e cila në doktrinën e vet ka përcaktuar sa ka qenë fitimi që ka ardhur te deputeti.”

g.kosovari

Next Post
“Avokatët t’i kthehen punës”/ Haxhia i përgjigjet Ramës për hartën: Zgjidhje ka, s’është presion, por të na dëgjohet zëri

"Avokatët t’i kthehen punës"/ Haxhia i përgjigjet Ramës për hartën: Zgjidhje ka, s’është presion, por të na dëgjohet zëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In