• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë solli takimi 5-orësh Rama-Bardhi-Murrizi?

by Java News
20/07/2020 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

-Murrizi?Në Shqipëri, takimi 5 orësh mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të lartë të dy opozitave, Partisë Demokratike dhe LSI-së nga njëra anë dhe deputetëve Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari nga ana tjetër, nuk solli asgjë të re.

Socialistët firmosën më 5 qershor një marrëveshje për ndryshime në Kodin Zgjedhor me opozitën jashtë parlamentare, por më pas mbështetën propozimin e deputetëve të opozitës në parlament për ndryshime kushtetuese, që do të çonin në hapjen e listave e që njëkohësisht do duhet të pasohet dhe me shmangien e koalicioneve parazgjedhore në formën në të cilën janë organizuar deri tani.

Kjo lëvizje e PS u kundërshtua ashpër nga Partia Demokratike dhe LSI-ja. Kundërshtim të fortë pati dhe nga presidenti Ilir Meta, sipas të cilit bëhet fjalë për ndërhyrje në shkelje të Kushtetutës, duke paralajmëruar se nuk do t’i njohë ato. Ndërsa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar bënë thirrje për miratimin sa më shpejt të marrëveshjes së 5 qershorit, duke kujtuar se realizimi i refomës zgjedhore është një kusht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama foli pas takimit të sotëm për “diskutime interesante”, ndërsa përsëriti se për shumicën “hapja e listave nuk është një variant ,por një angazhim përballë shqiptarëve” duke shtuar se nga ana tjetër shumica “duhet të çojë deri në fund angazhimin e nënshkruar më 5 qershor”.

Por për PD-në dhe LSI-në, respektimi i Marrëveshjes së 5 qershorit nuk mund të nënkuptojë ndërhyrje të tjera në Kodin Zgjedhor si pasojë e “ndryshimeve kushtetuese të njëanshme. Kjë është e papranueshme”, deklaroi pas takimit Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, duke shtuar se kanë kërkuar nga kryeministri të dinë se kur do të miratohet Marrëveshja në parlament “pa ndryshime të njëanshme që e minojnë atë”.

Nga ana tjetër dhe opozita jashtë parlamentare nuk tërhiqet dhe këmbëngul për ndryshimet kushtetuese. Deputeti Myslim Murrizi deklaroi sërish se ai dhe 28 deputetë që duan ndërhyrjet në kushtetutë nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Në të njejtën linjë ishte dhe deputetja Rudina Hajdari, sipas së cilës diskutimet u përqëndruan mes PS dhe PD vetëm për marrëveshjen e 5 qershorit dhe jo hapjen e listave.

Kryeministri Rama tha se shumica do të përpiqet që të “bindë opozitën parlamenare që duhet të jetë më fleksibël në këtë proces”, duke theksuar se “mbase nuk do arrijmë dot t’i bëjmë bashkë në këtë process, e mbase do arrijmë të kemi një mbështetje që do të jetë e mjaftueshme, sepse problemi është se opozita parlamentare janë shumë parti, shumë individë”. Zoti Rama bëri të ditur se bisedimet do të vijojnë me palët, duke kujtuar megjithatë se koha në dipozicion është e pakët.(VOA)

Next Post
Georgina Rodriguez tërbon instagramin me foton e fundit

Georgina Rodriguez tërbon instagramin me foton e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In