• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë sëmundje ka Ervin Salianji?

by A R
24/04/2024 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca në Apel ndaj Ervin Salianjit të dënuar nga Shkalla e Parë për shpifje ka dështuar sërish. Saga e këtij gjyqi është e pamatë po aq sa manovrat që deputeti i Sali Berishës dhe avokati i tij kanë bërë. Ajo që e bën qesharake këtë histori është argumentimi i sotëm për të mos u paraqitur në sallë. Salianji dhe avokati kanë deklaruar se janë aq shumë të sëmurë, saqë s’mund të shkojnë dot deri tek Gjykata e Apelit në qendër të Tiranës.

Ndërsa pjesa dramatike e historisë është fakti se avokat i Ervin Salianjit është Ledio Braho, që pretendonte të zgjidhej Avokat i Popullit. Pra një jurist që i shmanget përballjes me togat e zeza do mbronte një popull të tërë…

Vetë Ervin Salianji në daljet e mëparshme ka hedhur akuza kuturu dhe është shfaqur i interesuar që gjyqi të zhvillohet. Edhe pse në të gjitha rastet seanca është shtyrë ose për mungesë të Brahos, ose për mungesë të Indrit Sefës që përfaëson të bashkëpandehurin e Salianjit, J.Olldashin.

Por përse u dënua Salianji dhe pse ka frikë nga kjo seancë?

Ai së bashku me gazetarin Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.

Shkalla e parë e dënoi me një vit burg për dosjen “Babale” me akuzën e kallëzimit të rremë. Nëse Gjykata e Apelit do të konfirmojë vendimin, deputeti Salianji rrezikon burgun.

Kjo do të thotë se deputeti i Berishës do të arrestohet në moment, në sallën e gjyqit. Gjithmonë nëse dënimi nuk konvertohet në shërbim prove. Por në çdo rast kjo do t’i jepte fund karrierës politike të Salianjit si ligjvënës i Sali Berishës.

Sa i përket raportit mjekësor, çudia është se kur e kërkon Gjykata, Salianji sëmuret. Ndërsa kur shfaqet tek komisioni hetimor për TIMS, i shkëlqejnë sytë!

javanews/ a.rada

Next Post
Arrestohet shqiptari që qëlloi me breshëri plumbash tre të rinj në Greqi

860 mln lekë kursim në vit, Amnistia Penale ul kostot për të burgosurit, shpenzohen 3400 lekë çdo ditë

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Senundja e Salianjit eshte babalizmi shkurt mashtrimi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In