• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë s’dëgjon njeriu!…, Parti Demokratike në Vlorë!?

by Frrok Çupi
25/03/2025 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Mirë ata që duan të fusin kokën në një strehë politike, dhe blejnë telajo e shkruajnë: “Këtu janë zyrat e PD”! Po ata që u japin ambiente me qira, si mundet?… Edhe ata që ‘japin me qira’, kanë interesin të vënë në punë ambientet që posedojnë. E kush po pyet se ‘ç’djall i mori zyrat’?. Po për ata që kalojnë rrugës përballë zyrave ‘PD’, kush ka pyetur vallë se ç’dëm u bëjnë! Vlonjatët që përjetuan vitet e Luftës së qeverisë PD kundër popullit të Vlorës, e përjetojnë shumë keq momentin kur përballen edhe me simbolet. Ishte njw luftë e shfarosjes në masë, siç në traumat e botës.

E dini ç‘i bëri Vlorës qeveria e Partisë Demokratike!? Është edhe turpëruese që sot të ketë PD në Vlorë.

Kam kohë që mendoj skena ‘absurdi’ se si në Vlorë mund të ketë PD. Në vetë konstitucionin shpirtëror të kombeve, prej shekujsh është aplikuar akti kolektiv ku e zeza më e madhe që ka ndodhur, të mos përmendet më. Ose të keqen e kanë thërritur me emrin e kundërt. Edhe me ne ka ndodhur. Kodrina ku pushtuesi ka turpëruar burrat e krahinës, aty i kanë vënë emrin “Suka e trimave!’. Është një mënyrë për të shpëtuar trurin dhe gjakun prej makthit.

Vlora nuk shpëton kurrë nga makthi i sulmit për shfarosje që ka kryer qeveria e PD. Sado që përpiqen të venë tabela ‘PD’.

Pardje, më duket, shfaqet një lajm për organizatën e Rinisë Demokratike në Vlorë që qenka shpërbërë dhe disa prej tyre paskan përkrahur punën transformuese të Socialistëve në qytet. Nuk zgjati aq, dhe një grup agresiv u shfaq në ekrane dhe tha ‘ne jemi PD, jo ata tradhtarët!’ që i bashkohen Ramës. Vetë gjuha dhe hallkatja e atyre të rinjve dëshmon se ‘nuk ka vend ku rri PD’ në Vlorë, edhe pse tenton të hyjë si hizër, fshehtazi.

Qeveria e PD në mars të vitit 1997 tentoi të hyjë me avionë luftarakë, me bombardime kundër urave, me ushtri këmbësore nga rruga e Selenicës dhe Llogarasë…, dhe fshehurazi.

I fundit që kishte hyrë fshehurazi… Ishte natë Marsi. Atë moment Vlora jetonte ‘e qetë’ sepse kishte ndaluar të hynte çdokënd që vinte nga Berisha. Mbrëmje vonë, e freskët, si para stuhisë. Me Fred Ziajn, nismëtar i PD në Vlorë, 1990, po vinim nga Kulaçi për në qendër. Para nesh një grumbull djemsh që kishin kapur ‘një nga ata të fshehtët’. Ai s’kishte gjak në fytyrë; edhe rrobat i kishte bërë pis. Fredi nuk mund t’u thoshte menjëherë që ‘ta linin të shkojë’. Por i pyeti ‘çfarë ka bërë?’.

-Është i SHIK- ut, thanë djemtë. Por na nxori një dokument si gazetar i gazetës ‘Republika’…

Ai s’e shihte më veten për njeri. “Lëreni dreqin!’, tha Fredi. Emrin e tij nuk po e them; siç hyri fshehurazi në Vlorë, ashtu njerëzit e tij tani ndodhen në administratën e maxhorancës socialiste. Në institucionet e shtetit kanë hyrë edhe disa që bënë kryengritje të armatosur për të rrëzuar me armë rendin kushtetues. Por tani janë diku në krye.

Të tjerët që nuk hynë fshehurazi nga qeveria e PD, më së shumti nuk iu bindën urdhrave. Një fëmijë 13 vjeç që e kishin marrë nga fshatrat e Mirditës për të luftuar në Vlorë, erdhi një moment që e zuri malli për prindërit. Nisi të qajë e të thërrasë: ‘Dua nanën, dua shpinë!’, dhe u hodh nga karroceria e makinës. U bë copë, dikush prej ‘atyre’ u bë aq trim dhe e qëlloi me kallashnikov… Nuk do të hynin fshehurazi as dy pilotët e bombarduesit Mig 17, Arjan Elezi dhe Agron Daci. U ngjitën deri në qiell, kaluan mbi Vlorë dhe u ulën në Brindizi, Itali, pa iu bindur Tmerrit. Atë ditë mund të ishte fundosur jeta në Vlorë.

Të tjerë që tentuan të hynin në Vlorë, u përballën me rrethimin e djemve të Vlorës. Sa pa rënë nata, çdo mbrëmje, që nga Ura e Mifolit e bregdeti ndriste nga pishtarët dhe thirrjet “Ndalni dushmanim’. Vlorën e izoluan, por vlonjatët ndanë copën e bukës me njëri tjetrin.

PD e Berishës i bëri gjëmën Vlorës,  nga deti, nga Mifoli, gjëmë nga Selenica e nga Karaburuni. Vetëm rruga për në varrezat e Kushovicës nuk kishte asnjë orë pushim…

… Asnjë komb e pakicë kombëtare nuk e ka harruar kurrë dhimbjen; as hebrenjtë, as japonezët, as armenët, as edhe romët e Levanit.

Si zënka vend në Vlorë tabela ‘PD’?!

Next Post
Rama në Durrës: Nuk e përcakton këneta nëse kemi bërë apo jo shtet!

“Lëre fanellën me logon e Kënetës”, Rama thirrje votuesve: Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës

Comments 1

  1. PRoShi says:
    9 months ago

    Mirë që e kujton Frrok. Ajo tabelë (pd) nuk duhet as të kujtohet e jo më të ngulet në Vlorë.
    Vetëm nëse ndonjë verior që ka vite që banon në Vlorë ta kryejë atë provokim. Dhe këta janë të shumtë , mos harrojmë. Ashtu si në Ksamil.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In