• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë prodhon politikisht hapja e gjykimit ndaj Berishës?

by Ylli Pata
21/05/2025 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Dosja “Partizani” tashmë de jure dhe de fakto ka hyrë në process. Sali Berisha, është i pandehuri kryesor i një maratone gjyqësore që do të sjellë për një kohë të gjatë një sagë gjyqësore që i takon dhe do t’i takojë historisë së kronikës së drejtësisë në këtë vend në vite.

Nisja e procesit është një gur kilometrik pasi kemi të bëjmë me një çështje ndaj një personazhi kaq të rëndësishëm të historisë së politikës shqiptaret.

Megjithatë, hedhja fall apo parashikimi astrologjik i një procesi nuk ka aq rëndësi pa ndodhur, e me shumë gjasa seancë mes séance, kjo çështje do të ketë vëmendjen e duhur e ushqimi për mediat dhe kuriozitet për publikun.

E rëndësishme në këtë rast është pasoja politike e nisjes zyrtare të këtij procesi. Jo se Sali Berisha ngjan apo është si Silvio Berlusconi, por thjeshte për analizë analogjike, mjafton të përmendim nisjen e procesit gjyqësor ndaj tij për të parë një fotografi të njohur në një vend fqinj siç është Italia.

Ndaj Silvio Berlusconit ka pasur një seri çështjesh penale, për të cilën vetëm për njërën u dënua. Atë për devijim e mashtrim fiskal. Si çështja e dashurisë me minorenen egjiptiane që u shit si “mbesa e Mubarakut” si lidhjet e tij me mafies, u arkivuan. Beruksconi u dënua dhe ju hoq e drejta për të qenë parlamentar për 7 vjet, por më pas u kthye si senator derisa vdiq.

Por fakt është se menjëherë pas nisjes së procesit penal, partia e tij Forza Italia vijoi dhe vijon edhe sot si një parti familjare, por është në vendin e treetë e aleancës së djathtë, ndërkohë që ishte e para, kur i ndjeri Silvio ishte pa procedim penal.

Të gjithë sponsorët e tij më të rëndësishëm, lobi industial i Italisë e braktisi totalisht, madje edhe më të ngushtët fare.

Fedele Confalonieri, miku i ngushtë i Berusconit, përveçse kreu i shoqërisë së televizioneve njihet edhe si personazhi që drejton fonacionin më të rëndësishëm të Arqipeshkvisë në Milano. Me pak fjalë, një lloj princi i Lombardisë. Përpara zgjedhjeve të viit 2022, Confalonieri, thirri mikun e tij, më saktë byrazerin e jetës, me të cilin kishin ndarë gjithçka për vite me radhë, deri edhe fitoret politike, dhe i tha pa ju dridhur qerpiku se “kemi vendosur të mbështesim Giorgia Melonin”.

I ndjeri Silvio Berlusconi, i shkuar në moshë, sa Berisha sot, i sëmurë dhe i dërrmuar, realisht vdiq atë ditë. Pa t’i rrëzohej gjithçka kishte ndërtuar me duart e tij. Po e braktisnin edhe ata që i kishte bërë njerëz. Por në fund, kjo është dialektika, ka ligjet e saj. Silvio vijoi me inerci, e natyrisht me zgjuarsi të rrista piacën e fuqisë së tij, por nuk arriti dot derisa u nda në këtë jetë.

Familja e Berlusconit, përkatësisht e bija Marina dhe i biri Piersilvio, janë sot dy nga personazhet më toksike ndaj Giorgia Melonit. Ata i përgatitën dhe publikuan kurthin ndaj bashkëjetuesit të Melonit, Andrea Giambrunos, që është edhe i ati i vajsës së tyre. Megjithëse Andrea u tregua mendjelehtë, kurthi ishte jë lojë poshtë brezit e inatit të fëmijëve të Berlusconit, të cilëve i ati ua kishte lënë si amanet një hakmarrje ndaj “Giorgia-s arrogante dhe mosmirënjohëse”.

Gjithsesi, ajo që bëri Berlusconi nuk ishte gjë tjetër veçse një luftë kundër një fuqie të madhe siç është koha biologjike, ajo politike dhe penaliteti. Kjo e fundit ishte pika që derdhi gotën. Natyrisht Sali Berisha nuk ngjan as në simpati e as në natyrë me Berlusconin që akoma e duan një pjesë e madhe, ose argëtohen në rrjet me barsaletat e tij gazmore, apo këngët zëëmbla, por ky rast është model për të kuptuar atë që po bën edhe doktori ynë. Që në fakt prej vitit 1991, pra prej 34 vjetësh nuk ka punuar asnjë ditë si mjek, e sipas gjasave ka harruar edhe bazat e profesionit.

Next Post
Beqaj: Lajm i mirë, ekonomia rritet me 4.32% në tremujorin e dytë të 2018

Ilir Beqaj: Në këtë shqyrtim gjyqësor unë jam përpara një akuze të panjohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In