• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë pritet të ndodhë nga takimi i Trump me Kim Jong Un?

by Java News
24/02/2019 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po shkon në Vietnam me tren për takimin e dytë të nivelit të lartë me Presidentin amerikan Donald Trump.

Treni me të cilin ai po udhëton u pa të shtunën në mbrëmje të kalonte përmes Kinës dhe media tha se kishte vazhduar për në jug, duke i dhënë fund spekullimeve se ai mund të ndalonte në Pekin para se të shkonte në Hanoi.

Arritja më e madhe e takimit të parë mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong Un ishte ndoshta fakti që pati një takim të tillë. Por kur dy udhëheqësit të takohen përsëri javën e ardhshme, këtë radhë pritet më shumë. Korrespodenti i Zërit të Amerikës Bill Gallo na njeh me pritshmëritë që ka zgjuar takimi i ardhshëm Trump-Kim në Vjetnam:

Vitin e kaluar, Presidenti Trump dhe udhëheqësi Kim ranë dakord në Singapor të punojnë drejt “çmilitarizimit të plotë bërthamor të Gadishullit Korean”.

Tani prej tyre pritet që në Vjetnam të sqarojnë se çfarë përfshin ky synim dhe si do të realizohet.

“Mendoj se të dyja palët janë nën presion për të arritur një përfundim konkret, ndryshe nga takimi i parë. Përndryshe ky takim do të shikohet si i dështuar dhe do të duhet të fillojmë përsëri nga e para,” thotë analisti Robert Manning.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Koreja e Veriut të ndërmarrë një hap konkret drejt çarmatosjes bërthamore, për shembull duke shkatërruar një objekt të rëndësishëm bërthamor… ose duke paraqitur një listë të stoqeve bërthamore dhe inventarit të raketave.

Koreja e Veriut kërkon nga Uashingtoni heqjen e sanksioneve, ose përfundimin në formë zyrtare të Luftës së Koresë.

Por rezultati më pozitiv do të ishte një marrëveshje për t’ia kaluar procesin shkencëtarëve dhe teknokratëve qeveritarë.

“Dy udhëheqësit nuk mund të zgjidhin vetë çdo gjë. Nuk mendoj se kanë përgatitjen e plotë e të duhur që nevojitet për të zgjidhur tema të tilla komplekse. Procesi duhet të vazhdohet nga shkencëtarë dhe ekspertë teknikë,” thotë analisti James McKeon.

Ka shenja se takimi i Vjetnamit do të jetë më produktiv se ai i Singaporit. Në përgatitje për këtë takim zyrtarët amerikanë kanë zhvilluar më shumë bisedime në grupe pune me homologët koreano-veriorë.

Ndërkaq në Vjetnam dy palët do të zhvillojnë dy ditë takime, në vend të një dite të vetme, në mënyrë që të arrijnë përparim konkret për një marrëveshje bërthamore.

Next Post
Akuzat për abuzim seksual me të mitura, arrestohet këngëtari i njohur

Akuzat për abuzim seksual me të mitura, arrestohet këngëtari i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In