• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po parandjen?! Berisha: Nuk ka burg që na ndalon, do shpëtojmë Shqipërinë

by Java News
11/11/2023 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se aksioni opozitar që ai ka nisur do të jetë i pandalshëm, deri sa ta rikthejë atë në qeveri.

Berisha, nga Durrësi ku ka zhvilluar një takim me një grup mbështetësish, ka deklaruar se nuk do ndalet as nga burgu dhe as nga çdo lloj sanksioni ndërkombëtar, në misionin e tij për “të shpëtuar Shqipërinë”.

“Ne do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët. Përpiqet të bëjë çdo lloj pazari, vetëm e vetëm të sigurojë karrigen e tij”, tha ndër të tjera Berisha.

Berisha: Edi Rama e ka kuptuar që ne do e fitojmë këtë betejë dhe sapo u ngritëm në këmbë si një opozitë e vërtetë, e pamposhtur, si një opozitë që nuk mund ta shiste dhe blinte, vendosi sanksione duke besuar se do na tërheqë.

Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë ne, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve.

Ne do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët. Përpiqet të bëjë çdo lloj pazari, vetëm e vetëm të sigurojë karrigen e tij.

Vërsulet si një tradhtar i egër kundër Kosovës.

U bëj thirrje se ju të gjithë e ndiqni politikën, për një moment mendojeni, Kosova kufizohet nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Shqipëria. Më thoni mua, a ka një kryeministër tjetër përveç Vuçiçit dhe Edi Ramës që sillet në këtë mënyrë ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij? Asnjë! Asnjë!

E sulmon njëlloj si Beogradi.

Ai i thotë terrorist, ky i thotë marksist-leninist. Ai i thotë se serbët po vuajnë, ky thotë se atje është toka e askujt.

Ju them ju një gjë, Albin Kurti vendosi ligjin në të gjithë territorin e Kosovës.

Dhe sot ky horr, që thotë se atje është toka e askujt, sot atje çdo natë, serbët dhe shqiptarët shëtisin të qetë çdo natë në Mitrovicën e veriut. Ulen në kafene, së bashku ose veças, dalin në punë dhe Mitrovica e veriut dhe i gjithë veriu i Kosovës, pas 15-17 vitesh, ka fituar normalitetin.

Kjo e tërbon Vuçicin, kjo e tërbon Pashiqin e Tiranës.

A mbahet ky? Ky nuk mbahet me asnjë çmim.

Pa dyshim që ne jemi njerëz atdhetarë, njerëz të interesit kombëtarë. Mos harroni, po dilnim nga diktatura më e thellë, nga izolimi më i madh. Por me datën 21 në mitingun e themelimit të PD, kur kemi paraqitur programin, ke shkruar se PD është parti e interesit kombëtar të shqiptarëve. Se po të mos jesh i tillë, nuk e meriton të ekzistosh.

Dhe se qëndruam të tillë, çështja kombëtare eci në këtë mënyrë. Ky tani e shkelmon në katër anët.

Koha ju thërret ju, koha thërret shqiptarët si shpresa e vetme për të përmbysur këtë narkoshtet, këtë narkodiktaturë, për të shpëtuar Shqipërinë për vete, për fëmijët tanë./m.j

Next Post

Akuzat për shpenzime milionash për udhëtime luksi/ Kuvendi reagon ndaj Foltores: Të pavërteta, ja shifrat e plota...!

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Po mbeti SHqipria te mbrohet nga ti,monstra e vicidolit e argatet tuaj si ti,mjere SHqipria e shqiptaret.Ti personalisht e banditet tuaj jeni te pa deshruar nga shqiptaret,ti je komunist,mashtrues,hajdut,je edhe vrases.Cfare mendon ti se nuke e dine shqiptaret cili je ti.Kto qe kerkon ti tu shesesh shqiptarve per ortakun tend k/hajdutin edvin karapushtin.Tani me shqiptaret e dine ju jeni ortake.Me kto pislliqe ju mendoni te permbysni rendin Kushtetues.

    Reply
  2. Anonymous says:
    2 years ago

    Doni me cdo kushte te shpetoni veten e famijte tuaj,pore kesaje radhe ju ka ngecur zollumi ne fyte,do ju marre frymen ju e tjerve si ju..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com