• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po paralajmëron Patozi? Edhe në 2013-ën zgjedhjet në PD…

by A R
23/07/2017 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrit patozi ka reaguar për herë të parë pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve në PD. Por ajo që ra në sy më tepër se sa kritikat për procesin e zgjedhjeve të djeshme, është kthimi i tij në retrospektivë për zgjedhjen e Bashës në 2013-ën. Për herë të parë ai ka folur publiokisht për deformimin edhe aso kohe të procesit, kur kryetar i partisë që bëri zgjedhjet ishte Berisha.

“Në korrik 2013 ata “armikun” e kishin brenda garës dhe nuk kishte rëndësi numri i votuesve, por vetëm raporti mes rivalëve. Dhe bënë gjithçka në këtë tokë që rezultati të dilte 8 me 2.
Dje nuk e kishin më këtë hall, pasi “armikun” e kishin jashtë garës, ndaj e rëndësishme ishte vetëm pjesëmarrja”, shkruan Patozi.

Nga Astri Patozi

FALI ZOT, SE NUK DINË ÇFARË BËJNË!

Sot në mëngjes urova Eduard Selamin. Po e ndaj me ju tekstin e mesazhit, që i dërgova. “Urime Eduard! Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores.”
Lulzimin nuk ishte e nevojshme, sepse e kisha uruar mbrëmë.
Shumë miq më kanë marrë në telefon, të shqetësuar, por më shumë të habitur, për fundin e farsës së zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike. Sepse absurdi ka kapërcyer çdo kufi. Por brenda pezmatimit të tyre ka edhe një dozë humori, që shoqëron gjithmonë fenomenet komike, të cilat bien më shumë në sy në politikë, për shkak të vëmendjes së lartë të publikut.
Pjesa më e madhe e atyre që kam komunikuar nuk e kuptonin dot se përse duhej bërë kaq trashë dhe pa u kujdesur fare që të ngjante pak e besueshme kjo maskarada e zgjedhjeve tona.
Në fakt, ajo e ka një shpjegim. Në korrik 2013 ata “armikun” e kishin brenda garës dhe nuk kishte rëndësi numri i votuesve, por vetëm raporti mes rivalëve. Dhe bënë gjithçka në këtë tokë që rezultati të dilte 8 me 2.
Dje nuk e kishin më këtë hall, pasi “armikun” e kishin jashtë garës, ndaj e rëndësishme ishte vetëm pjesëmarrja. Që refuzimi i demokratëve për farsën të mos lexohej. Dhe atë bënë, siç e parashikova pikë për pikë dje. Pa e vrarë fare mendjen që sapo kemi dalë nga një humbje dërrmuese, por që me sa duket i paska “dehur” demokratët dhe i ka shtyrë ata që ta duan më shumë udhëheqësin e tyre.
Në raste te tilla, njeriu e ka të vështirë për të gjetur fjalët. Ndaj e vetmja gjë që më vjen ndërmend është shprehja e Jezu Krishtit: “Fali o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!”
Uroj shumë që të mos shkrepin fishekzjarre sot në oborrin e selisë për të festuar fitoren. Dhe mos u çudisni kur autori i humbjes së thellë me Edi Ramën, por edhe i fitores akoma më të thellë me Eduard Selamin, të dalë shumë shpejt, ndoshta sot, e t’u bëjë thirrje për bashkim, pikërisht atyre, që i përzuri apo i bëri të mos votonin fare më 25 qershor. Do të ishte njësoj si t’i kërkosh falje dikujt, pasi e ke vrarë.

Next Post
“Gjithë Tirana i vinte nga pas në vitet 50-të, dhe u merrte para”, bukuroshja që u vetëvar në stallë

"Gjithë Tirana i vinte nga pas në vitet 50-të, dhe u merrte para", bukuroshja që u vetëvar në stallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In