Në një seri në vazhdim, rasti i objekteve të panjohura mbi Amerikën e Veriut duket se po zhvillohet me zbulimin e një tjetër mbi Kanadanë veriore. Informacioni u konfirmua të shtunën nga NORAD, Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut që mbulon SHBA-në dhe Kanadanë.
Ndonëse nuk u fut në më shumë detaje, ai pohoi se po lëviz në lartësi të madhe në pjesën veriore të vendit. Dje SHBA kishte rrëzuar një objekt të paidentifikuar mbi Alaskë dhe një javë më parë një balon me sa duket kineze që kishte kaluar SHBA-në në Oqeanin Atlantik.
/e.d