Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.
Kanë qenë banorët e Rrugës së Barrikadave ata që kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës për djegien e disa kazanëve pranë shkollës “Lidhja e Prizrenit”.
Mësohet se vandalizmi ka dëmtuar krejtësisht mjetet në fjalë, ndërsa PMNZSH ka ndërhyrë për të shuar flakët.
Bashkia Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrojnë pasurinë publike. Sipas një njoftimi institucioni në fjalë kërkon që banorët të raportojnë për çdo akt papërgjegjshmërie në qytet.
Ndërkohë, ngjarja e ditës së sotme është nën hetim për të gjetur autorët. /b.d