• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Çfarë po ndodh në Sudan, numri i të vrarëve arrin 100, përdhunime në masë (video)

by Java News
13/06/2019 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sudani aktualisht është shndërruar në një vend ku po mbizotëron lufta, përdhunimet, vrasjet makabre  dhe era e të vdekurve. Gjithsej janë raportuar 70 raste përdhunimi dhe numërohen 100 të vrarë. Në këto kushte, lufta civile pritet të ndodhë shumë shpejt.

Kush po e shkatërron Sudan-in? Milicia, e cila çdo ditë e më shumë po lufton në mënyrë të frikshme ndaj civilëve.

Qytetarët e këtij vendi afrikan kanë filluar protestën e tyre në dhjetor të vitit 2018-të kundër ish-presidentit Hassan al-Bashir, i cili dha dorëheqjen më 11 prill 2019.

Të paktën 19 fëmijë radhiten në listën e të vdekurve dhe qindra të tjerë janë abuzuar seksualisht nga milicia vendase. I tmerrshëm është fakti se era e trupave të vdekur është shpërndarë në gjithë vendin, kryesisht në shkolla.

Milicia është ajo e cila ka marrë pushtetin në dorë dhe po kryen akte të frikshme ndaj njerëzve që ndodhen në Sudan. Në këtë pikë, demonstruesit e pro-demokracisë po protestojnë që pushteti t’i dorëzohet civilëve dhe makthi për sudanezët të marrë fund njëherë e mirë.

Por pavarësisht protestave të njëpasnjëshme, duket se çdo gjë mbetet në vendnumëro. Dhjetëra ushtarakë janë vrarë dhe shpresa dita-ditës po zbehet e frika po rritet. 100 protestues kanë mbetur të vdekur ndërsa 700 persona të tjerë janë plagosur.

26-vjeçari Mohamed Mattar, i cili ka studiuar në Londër është vrarë në protestë. Ai u qëllua teksa po mbronte gratë nga milicia sudaneze. Në shenjë solidariteti, kudo në mediat sociale njerëzit po shpërndajnë në profilet e tyre një foto blu, e cila ishte ngjyra e preferuar e Mohamed-it.

Forcat për Deklarimin e Lirisë dhe Ndryshimit, e cila përfaqëson kërkesën e protestuesve për sundimin civil, u bëri thirrje njerëzve të kthehen në punë në Sudan, pas grevës së përgjithshme tre-ditore. Vendimi i tij përmirësoi dukshëm situatën duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të protestave dhe dhunës.

“Ne jemi optimistë se negociatat do të rifillojnë dhe gjërat do t’i kthehen normalitetit dhe do të arrihet një marrëveshje”, është shprehur Yousef  Hassan, një mësues nga Khartoum-i.(TT News)/l.m

Next Post
“Der Standard”: Opozita shqiptare po e përshkallëzon dhunën

“Der Standard”: Opozita shqiptare po e përshkallëzon dhunën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In