Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama, Lulzim Basha dhe ambasadoren Yuri Kim.
Në takim është edhe ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi.
Ky takim vjen në prag të fillimit të një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21” në Shqipëri.
Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.
/a.r