• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë personazhi është Dritan Rexhepi? Hoxha: Njeh 5 gjuhë të huaja & nuk i ka mësuar në shkollë…

by A R
14/11/2023 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tema e kësaj të hëne në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka të bëjë me arrestimin e shqiptarit më të kërkuar në botë, Dritan Rexhepi.

Dritan (Gramos) Rexhepi, kreu i organizatës kriminale të drogës e njohur si “Kompania Bello” u arrestua në Stamboll javën e shkuar. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe Italia e gjithashtu dyshohet të ketë pasur të paktën 5 identitete.

Gjatë emisionit, gazetari Artan Hoxha ka treguar se e ka takuar personalisht Dritan Rexhepin dhe u shpreh se ai njeh më shumë se 5 gjuhë të huaja, të cilat nuk i ka mësuar në shkollë.

Blendi Fevziu: Ti e ke njohur personalisht Dritan Rexhepin?

Artan Hoxha: Unë e kam takuar personalisht. E kam ndjekur nga ajo kohë dhe e kam takuar më vonë.

Blendi Fevziu: Ku e ke takuar në Shqipëri, apo?

Artan Hoxha: Kjo është një histori që do zgjasë. Do kemi çudira.

Blendi Fevziu: Se thotë aty që është regjistruar në Fakultetin Juridik.

Artan Hoxha: Gramos Rexhepi njeh shumë mirë 5 gjuhë të huaja.

Blendi Fevziu: 5 gjuhë të huaja?

Artan Hoxha: Pra është një njeri që pjesën më të madhe të jetës e ka kalur nëpër burgje dhe gjuhët e huaja nuk i ka mësuar në shkollë, i ka mësuar se i është dashur për komunikim. Historia më interesante është se nga momenti i arrestimit i Gramos Rexhepit, tani në datën 8, deri në momentin që ne po flasim, atij nuk i është lejuar avokati. Nuk e ka kontaktuar dot avokati i vet. Ai ka dalë për masë sigurie ditën e shtunë, me datën 11. Është dhënë masa e sigurisë. Është dhënë një afat 90 ditësh, se kaq e ka Turqia për ekstradim, që nëse do ta marrë Italia apo Shqipëria. Në fakt, edhe në Ekuador, Gramos Rexhepi vendosi që të kthehej në Shqipëri. Edhe në rastin konkret, ai ka preferuar të vijë në Shqipëri edhe pse dënimi është më i rëndë. Ai në Itali ka dy dënime. Ka një 16 vjet e 6 muaj, që është arratisur herën e parë dhe 20 vjet që është dënimi i fundit, por që gjykohet në apel.

/a.r

Next Post
Avokatia politike e Berishës rëndon pozitat e tij juridike

Avokatia politike e Berishës rëndon pozitat e tij juridike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In