• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë parashikon Kodi i Sjelljes, që do të bëjë “zap” deputetët

by A R
08/10/2017 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti do të përfshijë në axhendën e punimeve projektin e Kodit të Etikës për deputetin, nismë e hartuar prej disa vitesh me ekspertizën e OSBE-së.

Përfshija në punimet e Kuvendit është bërë publike dje nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili bëri të ditur angazhimin e maxhorancës për të rikthyer besimin e publikut te Parlamenti.

Por kodi i sjelljes së deputetëve mund të bëhet objekt debati mes palëve, pasi në të është një nen specifik që dënon, në njëfarë mënyre, prishjen e punimeve të Kuvendit. Në seancat e fundit, tonet mes palëve janë acaruar për shkak të moslejimit të fjalës përtej minutazhit për ishkryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit nuk gëzon më trajtimin “preferencial” që kishte nga ish- kryeparlamentari Ilir Meta dhe në seancat e fundit ka kërkuar të flasë më shumë se minutat që kishte në dispozicion. Duke qenë se Berisha ka vijuar fjalën edhe pa mikrofon, qëndrimi i tij është cilësuar si “zaptim” i foltores së Kuvendit dhe prishje e punimeve të seancës.

Në kodin e sjelljes së deputetëve, në nenin 9 të tij thuhet se deputeti do të ndëshkohet në rastet kur: shpreh fjalë të pahijshme ose ofenduese; pengon ose cenon rregullin dhe zhvillimin e punimeve të Kuvendit; kërcënon ose fyen deputetë e tjerë apo ministrat në seancë; ndërmerr veprime apo sulme personale ndaj një deputeti tjetër, apo bën thirrje për përdorim dhunë.

Kodi i Etikës mund të “penalizojë” edhe Kryeministrin Edi Rama. Në këtë kod kërkohet që deputetët të paraqiten në seanca me veshje zyrtare. Por, duke qenë se Kryeministri shpeshherë vjen me atlete dhe ato janë bërë pjesë e batutave dhe replikave në Kuvend, nuk dihet nëse do të konsiderohen si shkelje apo jo e etikës.

DHURATAT

Kodi i sjelljes ka një nen të posaçëm për dhuratat që marrin deputetët. Me këtë kod, deputetët detyrohen t’i kthejnë mbrapsht ato, kur janë marrë pa dijeninë e tij. Po ashtu, deputeti mund t’ia falë Kuvendit, i cili mund t’i përdorë për qëllime të ndryshme institucionale. “Deputeti nuk mund të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat.

Deputeti, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet: a) t’i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t’ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t’i dorëzojë zyrtarisht pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit, të cilat më pas përdoren për qëllime të veprimtarisë së institucionit; b) në rast se ofrimi ose dhënia e të mirave të sipërpërmendura lidhen me kryerjen e një vepre penale, ta kallë- zojë atë tek organet kompetente për ndjekje penale. 3. Dhuratat, që kanë vlera artistike, muzeale apo historike, u dorëzohen institucioneve të specializuara”, thuhet në nenin 7 të kodit të sjelljes. Më tej specifikohet se dhuratat mund të lejohen vetëm nga familjarët apo lidhjet farefisnore. Po ashtu, edhe dhuratat që jepen jashtë vendit nga partnerët e shteteve mike./panorama

Next Post
“Zero popullsi në Evropë” – Ja parashikimet e zeza të Baba Vangës për shekujt në vijim

"Zero popullsi në Evropë" - Ja parashikimet e zeza të Baba Vangës për shekujt në vijim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In