• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çfarë pa kryesherbetorja”, rindez teatrin Skampa

by A R
14/04/2025 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Elbasani ka vite që është kthyer në “kryeqendër” të artit skenik. Kështu ka deklaruar drejtori i Teatrit Skampa zoti Klition Kapaj. Së fundi në skenën magjike të atij Teatri, po vihet me sukses të plotë premiera e re “Çfarë pa kryesherbetorja”, me regji të Kiço KLondos. Një komedi e egër e pushtuar nga humori i rrallë, plot gënjeshtra, të qeshura dhe kthesa, i cili satirizon ashpër moralin dhe patologjitë e shoqërisë në rënie është vënë në teatrin “Skampa” .

Premiera “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regjinë e Kiço Londos, bëri që artdashësi elbasanas të dridhte të gjithë sallën nga të qeshurat. Regjisori Londo tha se “ngjarjet zhvillohen ne një klinikë psikiatrike dhe ka një lëvizje shumë të madhe te personazheve, një lidhje e dukshme dhe e padukshme e cila ne fund të shfaqjes, shfaqet me shumë elegancë”. Ndersa drejtori Teatrit, Klinton Kapaj tha se “puna e dy muajve s’kishte si të kurorëzohej me bukur se kaq, kjo u pa nga pritja e spektatorit.Personazhi quhet doktor Brendis, është një mjek psikiatër, është ne klinikën e tij dhe të gjithë ngjarjet zhvillohen ne klinikën e tij.

Ashtu siç e patë e shijoi dhe publiku dhe për të gjithë ata të interesuarit që po vijnë ta shohin është një komedi e zezë keqkuptimesh nga komediani anglez tipik Jo Orton”.”Çfarë pa kryeshërbëtorja” do të jetë në teatrin ‘Skampa’, me lojën e mrekullueshme të 6 aktorëve.Këtë fundjavë Teatri “Skampa” në Elbasan ka pasur një premierë të jashtëzakonshme me komedinë “Çfarë pa Kryeshërbëtorja”, një vepër të autorit britanik Joe Orton e cila ka sjellë një përvojë të paharrueshme për publikun elbasanas, dhe jo vetëm.

Kjo shfaqje ka qenë një përzierje brilante mes humorit absurd dhe tronditës së marrëdhënieve njerëzore duke e bërë të paharrueshme për ata që e ndoqën.Nën regjinë mjeshtërore të Kiço Londos shfaqja ka ofruar për publikun një kombinim të natyrshëm të komedisë me një kritikë të thellë të shoqërisë duke i dhënë mundësinë spektatorit të reflektojë dhe të mendojë mbi realitetin e jetës. Premiera  ka pasur një kastë aktorësh të njohur dhe të vlerësuar në teatrin shqiptar të cilët kanë sjellë në jetë personazhe të jashtëzakonshme dhe komplekse. Emra si Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjell Hoxha dhe Livjon Aliaj kanë bërë një interpretim të shkëlqyer që ka pasuruar dhe thelluar ngjarjen në skenë.

Aktorët e mrekullueshëm kanë arritur të krijojnë një personazhe të veçantë që i japin ngjyrë dhe shpirt shfaqjes duke luajtur me detaje të ndjeshme të karaktereve që luhaten mes çmendurisë, pasioneve të forta dhe absurditetit. Teatri “Skampa” i Elbasanit vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme për aktivitetet që kontribuon në zhvillimin e artit dhe edukimin kulturor, falë përkushtimit të drejtuesit Kapaj dhe kastës së aktorëve. Shfaqja “Çfarë pa Kryeshërbëtorja” do të vazhdojë të shfaqet në Teatrin “Skampa” deri më 16 maj duke ofruar mundësinë për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta ndjekin për të shijuar këtë vepër të paharrueshme të komedisë britanike.

Drejtori Kapaj tha se “Elbasani po e ruan traditën , nderkohë që kemi plane  dhe surpriza të tjera lidhur me programin e spektakleve  dhe premierave  nga trupa të tjera artistike me aktorë të mrekullueshëm”.

 

 

Next Post
Shefja e diplomacisë së BE ngre alarmin: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

Shefja e diplomacisë së BE ngre alarmin: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In